Departamenti për Profesione të Lira
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Profesione të Lira janë:
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e noterisë, të përmbarimit, jurisprudencës, të ndërmjetësimit dhe të falimentimit, në bashkëpunim me institucionet relevante;
- Monitoron dhe përgatitë raporte analitike, dhe ofron informata për punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve;
- Ofron mbështetje në përgatitjen e doracakëve dhe të standardeve nga ana e Odës së Noterëve dhe të Odës së Përmbaruesve;
- Mirëmban regjistrin e noterëve, të përmbaruesve dhe të zëvendësve të përmbaruesve;
- Ofron mbështetje administrative për komisionet ekzaminuese për noterë, përmbarues, për zëvendësit e përmbaruesve dhe të ndërmjetësuesve, si dhe mbështetje administrative për licencimin e tyre;
- Përgatitë dokumentacionin për shqyrtimin e ankesave sipas legjislacionit përkatës;
- Mirëmban evidencat për personat të cilët kanë kaluar provimin e noterisë, për përmbarues dhe për provimin e jurisprudencës.
-
Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
- Divizioni për Noterinë dhe Përmbarimin Privat, dhe;
- Divizioni për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët Falimentues.
Numri i të punësuarve në Departamentin për Profesione të Lira është gjashtë (6).
Divizioni për Noterinë dhe Përmbarimin Privat
Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Noterinë dhe Përmbarimin Privat janë:
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e noterisë dhe të përmbarimit privat, në bashkëpunim me institucionet relevante;
- Mbikëqyr dhe monitoron punën e noterëve dhe përmbaruesve privat, në pajtim me legjislacionin përkatës;
- Përgatitë raporte analitike dhe ofron informata për punën e noterëve dhe përmbaruesve privat;
- Ofron mbështetje në përgatitjen e doracakëve dhe të standardeve të punës nga ana e Odës së Noterëve dhe të Odës së Përmbaruesve Privat;
- Mirëmban regjistrin e noterëve, të përmbaruesve Privat dhe të zëvendësve të përmbaruesve privat;
- Ofron mbështetje administrative për komisionet përkatëse për noterë dhe përmbarues privat, si dhe mbështetje administrative për licencimin e tyre;
- Përgatitë dokumentacionin për shqyrtimin e ankesave sipas legjislacionit përkatës;
- Mirëmban regjistrat përkatës për noterët dhe përmbaruesit privat.
Udhëheqësi i Divizionit për Noterinë dhe Përmbarimin Privat raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Noterinë dhe Përmbarimin Privat është tre (3).
Divizioni për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët falimentues:
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit përJurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët falimentues janë:
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e jurisprudencës, ndërmjetësimit dhe falimentimit në bashkëpunim me institucionet relevante; monitoron dhe përgatitë raporte analitike, si dhe ofron informata për punën e ndërmjetësuesve dhe administratorëve falimentues;
- Ofron mbështetje në përgatitjen e doracakëve të provimit të jurisprudencës;
- Ofron mbështetje administrative për komisionet përkatëse për provimin e jurisprudencës, ndërmjetësimit dhe për administratorët falimentues;
- Përgatitë dokumentacionin për shqyrtimin e ankesave sipas legjislacionit përkatës;
- Mirëmban evidencat për personat të cilët kanë kaluar provimin e jurisprudencës, si dhe për ndërmjetësuesit dhe për administratorët falimentues.
Udhëheqësi i Divizionit për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët Falimentuesraporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët Falimentuesështë dy (2).
Udhëheqës i Departmentit të Profesioneve të Lira
Z. Elbasan Dervishaj
Kontakti:
E-mail: elbasan.dervishaj@rks-gov.net
Tel: +383/ 038/200-67 092
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)
Kati VIII, Zyra nr.803, Prishtinë, Kosovë.