Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë
Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë për Inspektimin e Punës në Shërbimin Korrektues të Kosovës, është mekanizëm i pavarur për mbikëqyrjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i themeluar me vendimin e Ministrit të Drejtësisë. Inspektorati është strukturë e veçantë organizative e Ministrisë së Drejtësisë, i paraparë me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Mandati i tij është mbikëqyrja e zbatimit të dispozitave ligjore, saktësisë, efektshmërisë dhe zbatueshmërisë së ligjeve në fuqi, me qëllim të sigurimit të sistemit unik të ekzekutimit të sanksioneve penale.
Vizioni
Vizioni i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë është, që përmes aftësimit dhe ngritjes së vazhdueshme profesionale të tij, të jetë në shërbim të krijimit të normave dhe standardeve më të avancuara të mbikëqyrjes së Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në vizionin tonë, në të ardhmen, është edhe mbikëqyrja e Shërbimit Sprovues të Kosovës.
Misioni
Misioni i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për Inspektimin e Punës në Shërbimin Korrektues të Kosovës është mbikëqyrja e punëve dhe aktiviteteve të SHKK-së, që kanë të bëjnë me: masat e sigurisë për të burgosurit, respektimin e të drejtave të tyre dhe ndërmarrjen e masave risocializuese të parapara me LESP dhe konventat e tjera ndërkombëtare.
Vlerat
Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë për Shërbimin Korrektues të Kosovës udhëhiqet nga këto vlera:
Respektimi i të drejtave të njeriut; objektiviteti; paanësia dhe pavarësia profesionale; mosdiskriminimi gjinor, etnik, racor, klasor e politik; ligjshmëria; detyrimi për t’iu përgjigjur kërkesave; efektshmëria dhe efikasiteti; përgjegjësia; shmangia e konfliktit të interesit etj.
Muamer Bikliqi
Zëvendësues i Kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e re Qeveritare (ish Rilindja)
Kati i tetë, zyra 817, 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: 038 200 18 338
e-mail: muamer.bikliqi@rks-gov.net
Raporti 2014