Nusret Hoxha

 

Nusret Hoxha
Zëvendësministër i Drejtësisë


Nusret Hoxha është i lindur në Prishtinë më 30.08.1982. Ka mbaruar studimet për shkenca politike në Fakultetin Juridik “Justinijan I ”në Universitetin Shtetëror të Shkupit” Sveti Kiril I Metodije”.

Prej vitit (2005-2012) ka punuar në UNMIK tek zyra ndërlidhëse me gjykatat në  Mitrovicë, ku gjatë asaj kohe është marrë me zgjidhjen e rreth 7000 lëndëve për pronën e konfiskuar dhe të falsifikuar të minoriteteve,  kurse prej vitit 2012 e deri në emërimin e postit si zëvendësministër i Drejtësisë,  ka punuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

 

Morri pjesë në organizmin e shkollave verore (2007-2010) në kuadër të OJQ “SPARK”. Po ashtu ishte   anëtar i institutit për Demokraci , Solidaritet, Shoqëri Civile (2002-2003). Tani është anëtar i partisë gorane JGP. 
Ka marrë pjesë në më shumë se 50 seminare me tema si: Komuniteti ndërkombëtar, pakicat, ndërmjetësimi, të  drejtat dhe liritë e njeriut.

Gjithashtu, morri pjesë në organizimin e aktiviteteve, ,hartimin e buxheteve dhe projekteve të ndryshme ,koordinimin dhe administrimin e personelit, si edhe në punë vullnetare. Pos gjuhës gorane, flet shqip, serbisht, anglisht dhe maqedonisht.