Sekretar i Përgjithshëm
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm janë të përcaktuara në nenin 18 të Ligjit nr. 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura si dhe në nenin 5 të Rregullores QRK-Nr. 31/2013 për organizimin e brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë, e plotësuar dhe ndryshuar me Rregulloren nr. 12/2018.
Sekretari i Përgjithshëm ka këto përgjegjësi kryesore:
- mbështet ministrin në punën e tij;
- siguron koordinimin e hartimit të politikave në ministrinë përkatëse;
- siguron zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit, të politikave dhe të vendimeve të ministrit;
- siguron drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e të gjithë sistemit ministror;
- siguron bashkëpunimin me ministri të tjera dhe institucionet, si dhe me agjencitë e pavarura;
- vendos për administrimin e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore, të sistemit ministror, në përputhje me legjislacionin në fuqi; dhe
- çdo përgjegjësi tjetër, që i caktohet me ligj apo të deleguar shprehimisht nga ministri.
Sekretari i Përgjithshëm për punën e tij mbështetet nga stafi profesional dhe mbështetës.
Sekretare e Përgjithshme, znj. Anita Kalanderi
E- mail: Anita.Kalanderi@rks-gov.net
Kontaktet e Zyrës së Sekretares së Përgjithshme:
Tel:
+383 38 200 67 005
+383 38 200 67 006