Divizioni për Komunikim Publik
Divizioni për Komunikim Publik ka detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë në vijim:
1.1. ofron përkrahje profesionale për Ministrinë, Zëdhënësin e Ministrisë, duke ofruar këshilla për efektivitet të prezantimit të politikave;
1.2 bën përgatitjen, mirëmbajtjen dhe zbatimin e planit të komunikimit në bazë të planit të punës së Ministrisë, duke zbatuar teknika efektive të komunikimit;
1.3 bashkëpunon me Zëdhënësin e Ministrisë për organizimet e konferencave për shtyp dhe intervistave;
1.4 përpilon dhe lëshon kumtesa për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime të tjera për publikun;
1.5 është përgjegjës për përditësimin, sigurimin e qasjes dhe kredibilitetin e informatave në ueb-faqen zyrtare të ministrisë dhe menaxhon me e-mail adresën për komunikim me publikun;
1.6 në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë për Monitorimin e Medieve në ZKP-ZKM, ofron raporte ditore të prezentimit medial të politikave dhe aktiviteteve ministrore për ministrinë, zëdhënësin e ministrisë, këshilltarët e tjerë politikë dhe zyrtarët e lartë të ministrisë;
1.7. përgatit raportin vjetor për zbatimin e Ligjit për Qasje në dokumente Publike të cilin e dërgon në ZKP-ZKM;
1.8. pranon dhe shqyrton kërkesat fillestare për qasje në dokumente publike si dhe kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike për njësinë përgjegjëse për komunikim me qytetarë;
1.9. kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Zyra për Komunikim Publik
E-mail: zkp.md@rks-gov.net;
Tel: +383\ 38 200-67-035
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)
Kati VIII, Zyra nr.817, Prishtinë, Kosovë
Qëndresë Mustafa
Zv. Udhëheqëse e Zyrës për Komunikim Publik
Email: qendresa.mustafa@rks-gov.net
Tel: +383\ 38 200-67-035
Mob: +383 45 878-444
Saranda Salihu
Zyrtare përgjegjëse për Qasje në Dokumente Publike
Email: saranda.sahihu@rks-gov.net
Tel: +383\ 38 200-67-036