Departamenti i Administratës, Njësia për të drejta të njeriut, DKP

Çka ofron NJDNJ?

 

Njësia për Drejta të Njeriut (NJDNJ) është njësi nën mbikëqyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm, e cila për mandat ka të ndërmarrë masa efektive për vlerësimin e pajtueshmërisë të politikave, legjislacionit dhe aktiviteteve të ministrisë me standardet relevante ndërkombëtare për drejta të njeriut. Njësia ofrojnë rekomandime për Sekretarin e Përgjithshëm dhe strukturat tjera ministrore lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

 

NJDNJ funksionon në bazë të ligjeve: Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimit, Ligji për Barazi Gjinore, si dhe ligjeve dhe akteve nënligjorë që prekin të drejtat e njeriut në mënyrë direkt apo indirekt.

 

Njësia mbulon sferat vijuese: të të drejtave të njeriut,mbrojtjen nga diskriminimi, barazinë gjinore, të drejtat njerëzore të burgosurve.

 Detyrat Kryesore të Njësisë për Drejta të Njeriut janë:           

 

  • Hartimi i politikave dhe udhëzimeve në sferën e drejtave të njeriut brenda ministrisë;
  • Ofron këshilla për strukturat vendimmarrëse në ministri, lidhur me çështjet e drejtave të njeriut
  • Vlerësimi i implementimit të drejtave të njeriut brenda ministrisë;
  • Merr pjesë në hartimin e ligjeve, politikave, strategji dhe plane të veprimit për të siguruar përfshirjen e integrimit gjinor dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
  • Mbikqyr mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kushtet në të cilat ekzekutohen sanksionet penale dhe masat tjera të shqiptuara në procedurën penale,
  • Promovimi, monitorimi dhe raportimi i të drejtave të njeriut;
  • Bashkëpunimi me Institucionin e Avokatit të Popullit, dhe mbikëqyrja e zbatimit të rekomandimeve të Avokatittë Popullit;
  • Aktivitetet bashkëpunuese me strukturat e administratave komunale, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të njeriu

 

Koordinatore e NJDNJ, Znj. Florentina Beqiraj

Florentina.Beqiraj@rks-gov.net.

Tel: +383 38 200 67 140
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra 817
Prishtinë, Kosovë

Teuta HOXHA
Zyrtare për të Drejtat e Njeriut

E-mail: Teuta.A.Hoxha@rks-gov.net
Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra 817
 


 

Vegzat

stema