Konkurs i brendshëm për pozitën Drejtor i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.


Prishtinë, 22/11/2018 - Duke u bazuar në Ligjin NR. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civilë, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   I   B R E N D SH Ë M

 

I. Departamenti për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit

I. Pozita:         Drejtor i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të

                        Viktimave të Krimit- 1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DDTMVK/ 16 - 10 - 01 - 2018

Koeficienti:    10

I përgjigjet:    Sekretarit të Përgjithshëm

Vendi: Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqë departamentin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me objektivat strategjike të Ministrisë së Drejtësisë dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me burimet njerëzore dhe financiare të departamentit si dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore; 
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime, përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe procedurave dhe ofrimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me fushën e Drejtësisë Tranzicionale;
  • Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe procedurave dhe ofrimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me statusin dhe trajtimin e viktimave të luftës;
  • Në bashkëpunim me Departamentin Ligjor, propozon dhe mbështet veprime ligjore që kanë të bëjnë me krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe që nuk janë të natyrës penale;
  • Drejton funksionimin dhe administrimin e sistemit për kompensimin e viktimave të krimit;
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e Drejtësisë Tranzicionale dhe Mbështetjen e Viktimave të Krimit;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktimit të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare, Fakulteti Juridik, Filozofik dhe Fakulteti i Administratës Publike, 7 vite përvojë pune profesionale, përfshirë së paku 4 vite në pozitë drejtuese.
  • Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit për avancim. Ministria e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të avancimit për të gjithë nëpunësit civil ekzistues brenda Ministrisë së Drejtësisë. Rekrutimi dhe Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civile.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Departament për Financa dhe Shërbime të Përgjithshm / Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 18 272, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në web – faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Tabelën e Shpalljeve, duke filluar nga data 16.10.2018 deri me datën 23.10..2018 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës.

stema