Inspektor -konkursi i brendshem


Prishtinë, 04/12/2018 - Duke u bazuar në Ligjin NR. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civilë, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   I   B R E N D SH Ë M

I. INSPEKTORATI I MINISTRISË SË DREJTËSISË

1. Pozita: Inspektor i MD për Inspektimin e punës në SHKK - 1 (një vend pune)

Referenca: MD – IMD/ 04 – 12 – 01 - 2018

Koeficienti: 8

I përgjigjet: Kryeinspektorit të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë

Vendi: Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji, akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij dhe ka autorizim të hyj në çdo kohë dhe pa paralajmërim në të gjitha hapësirat dhe lokalet e Shërbimit Korrektues me qëllim të inspektimit;
  • Të urdhëroj që lëshimet dhe të metat e konstatuara të eliminohen në afatin të cilin ai e cakton;
  • Të verifikoj secilin rast veç e veç , çdo herë kur dyshohet për shkelje ligjore. Inspektori inicion procedurën qoftë sipas detyrës zyrtare apo me iniciativën e personit të interesuar;
  • T’u rekomandoj subjekteve përgjegjës ndërmarrjen e masave disiplinore në pajtim me strukturën hierarkike;
  • Të hartoj procesverbal lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese;
  • Të ruaj si sekret të gjitha shënimet për të cilat njoftohet gjatë kryerjes së punëve inspektuese, e që me aktet e brendshme konsiderohen si konfidenciale. Zbulimi i këtyre informatave bëhet vetëm para autoriteteve të përcaktuara me ligj;
  • Të hartoj raporte të rregullta për Kryeinspektori;
  • Inspektorët në kryerjen e detyrës së tyre janë të pavarur dhe të paanshëm nga çdo ndërhyrje e cila mund të ndikoj në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Përgatitje superiore-Diplomë Universitare,Fakulteti Juridik, Ekonomik, Administratë Publike apo të ngjashme;
  • Së paku 3 (tri) vite përvojë pune relevante;
  • Marrëdhënie të mira ndërpersonale, aftësi për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me të tjerët dhe të krijojë besim përmes veprimit me transparencë dhe duke krijuar ambient të hapur dhe pozitiv;
  • I punësuari po ashtu duhet të jetë në gjendje të punojë në mjedis multietnik duke respektuar grupet tjera;
  • Kompetencat udhëheqëse duhet të përfshijnë vizionin për të identifikuar çështjet kryesore strategjike, aftësia për të menaxhuar situatat e rrezikshmet;
  • Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Shënim: Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit për avancim. Ministria e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të avancimit për të gjithë nëpunësit civil ekzistues brenda Ministrisë së Drejtësisë. Rekrutimi dhe Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civile.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Departament për Financa dhe Shërbime të Përgjithshm / Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 18 272, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në web – faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Tabelën e Shpalljeve, duke filluar nga data 04.12.2018 deri me datën 11.12.2018 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

 

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës.

Inspektor -konkursi i brendshem -shqip

stema