Konkursi per depoist ( AAPSK )


Prishtinë, 18/12/2018 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L – 149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë/Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar shpall këtë:

K O N K U R S

 

AGJENCIA PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR

 

I. Titulli i vendit të punës: Depoist, 1 (një vend pune)

Drejtorati: Drejtorati për Pranim, Vlerësim, Ruajtje të Vlerës dhe Shitje të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Sektori: Sektori për Pranim, Ruajtje të Vlerës dhe Vlerësim të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Orari i punës: Orari i plotë i punës

Koeficienti: 6

Raporton tek :Drejtori i Drejtoratit për PVRSH-PSK

Lloji i pozites: I/E karrierës

Mbikëqyrja e stafit:  Nuk ka  

Vendi:  Prishtinë

Referenca: RN00004161

Qëllimi i vendit të punës: Sigurimi i mbështetjes për deponimin dhe mirëmbajtjen e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

  1. Është përgjegjës për organizimin e Depos në përputhje me procedurat dhe politikat e Agjencisë;
  2. Mbanë evidenca të sakta dhe të plota për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuaranë Depo në kopje fizike dhe elektronike;
  3. Ruan të gjitha të dhënat relevante për pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar ;
  4. Kujdeset për mirëmbajtjen e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara;
  5. Vlerëson dhe kujdeset për hapësirën e nevojshme për deponimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara dhe përgatitë planet e deponimit të pasurive në ardhje;
  6. Përgatit raporte të rregullta periodike për pasuritë në Depo;
  7. Në bashkëpunim me zyrtarët e sektorit të shitjes ndërmerr veprimet e nevojshme për asgjësimin e pasurive;
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi:

 

Kualifikimet dhe përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

 

  1. Arsimim i mesëm, dhe së paku ( 3) tri vite përvojë pune në fushën përkatëse;
  2. Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  3. Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  4. Njohuri të mira të gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës;
  5. Të jet person me integritet të lartë personal dhe moral;
  6. Shkathtësi në të menduar strategjik dhe implementim të detyrave të sigurimit;
  7. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exc etj);

 

 

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

 

Formularët zyrtar për aplikim, merren në Sektorin e Personelit të MD/AAPSK, kati X zyra -1017 ndërtesa e ish Rilindjes, gjithashtu mund të tërhiqën edhe në ueb faqe md.rks-gov.net

 

Kushtet për pjesëmarrje në rekrutim

 

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat etj, mund të dorëzohen drejtpërdrejt në Sektorin e Personelit të AAPSK, përmes postës si dhe  http://simbnj.rks-gov.net/ .

 

Aplikacionet e pranuara pas afatit të caktuar, konsiderohen të pranueshme nëse data në dërgesën –postare , dëshmon se ajo është dërguar (postuar) para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

 

Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pa kompletuar dhe i plotësuar gabimisht, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do merret në konsiderim.

 

Procedura e konkurrimit është e jashtme dhe ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë, do të kontaktohen.

 

Konkursi mbetet i hapur, pesëmbëdhjetë (15) ditë, nga data e publikimit përkatësisht prej datës 18/12/2018 deri me datën 01/01/2019

 

Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe ne ueb-Faqen e Ministrisë: md.rks- gov.net

 

Për informata shtesë, mundë të kontaktoni zyrën e personelit të AAPSK-së, në telefonin 038-200 18-218

Linku - Konkurs, titulli i vendit të punës Depoist AAPSK

stema