Njoftim për vazhdimin e konkursit


Prishtinë, 04/01/2019 - Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kreu III, neni 11, dhe neni 22, paragrafi 3 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, MD- Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, shpall këtë:

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar se konkursi i shpallur më datë 18 dhjetor 2018 për Pozitën: Depoist - 1 (një vend pune) me numër të referencës RN00004161, në Gazetën ditore ,, Zëri” dhe në web - faqen e Ministrisë së Drejtësisë, vazhdohet edhe për shtatë (7) ditë kalendarike, nga data: 04.01.2019 deri më datën 10.01.2019.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në afat dhe procedurë të rregullt për këtë pozitë, nuk kanë nevojë për ri-aplikim.

stema