Zyrtar për Para të Gatshme


Prishtinë, 12/03/2019 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

 

I. DEPARTAMENTI PËR FINANCA DHE SHËRBIME TË PËRGJITSHME

1. Pozita:         Zyrtar për Para të Gatshme- 1 (një vend pune)

Referenca:      MD/ DFSHP/ 12 – 03 – 01 - 2019

Koeficienti:    7

I përgjigjet:    Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa

Vendi:             Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikon, pranon dhe përgatitë pagesat me para të gatshme, avanset për udhëtime zyrtare, kartelat mbushese-vala dhe shpenzimet për përfaqsim-reprezentacion;
  • Përcjellë dhe analizon ecuritë e shpenzimeve të parasë së gatshme sipas linjave buxhetore, bazuar në Planin e Rrjedhës së Parasë dhe kërkesat paraprake të miratuara nga zyrtarët kompetent;
  • Përgjegjës për tërheqjene parave të gatshme nga banka komerciale, dhe të kartelave mbushëse nga Posta dhe Telekomunikacionit i Kosoves;
  • Bëne përgatitjen e formave të pagesave me transfer të jashtëm dhe të brendshëm dhei dergon te zyrtari shpenzues-certifikuesi ose në Ministria e Financave;
  • Pranon kërkesat për paradhënie (avanse) për udhëtime zyrtare, bënë kalkulimin eshpenzimeve dhe mbylljen e paradhënieve;
  • Përgatitë raporte financiare për pagesat e kryera me para të gatshme sipas departamenteve- njësive buxhetore;
  • Përgatit raporte periodike dhe vjetorelidhur me shpenzimet e parasë së gatshme dhe gjendjen buxhetore;
  • Zbaton aktet ligjore dhe nënligjore te cilat kan të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e nëpunësve civil;
  • Kryen edhe pune te tjerasipas nevojave dhe kërkesës se udhëheqësit të divizionit;
  • Për punën e vete i përgjigjet Udhëheqësit të Divizionit për Buxhet dhe Financa.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplome universitare: fakulteti ekonomik;
  • Përvojë punedy (2) vite;
  • Certifikatë përkatëse ne sistemin e Ministrisë se Financave;
  • Ushtron detyrat profesionale me mbikëqyrje dhe udhëzime të herëpashershme. Udhëzohet dhe ndihmohet nga zyrtarët e nivelit më të lartë, në çështjet e politikave ose në çështjet më komplekse, ku kërkohet njohuri dhe përvojë më e madhe profesionale-teknike;
  • Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të njësisë organizative;
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara;
  • Aftësi për marrjen e vendimeve lidhur me metodat e punës në përputhje me standardet profesionale, pa u konsultuar me zyrtarët e nivelit më të lartë;
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 72, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 12.03.2019 gjer më datën 26.03.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse do vlerësohet e njoftuar në diten e pestë, Aplikacionet që arrijn pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

 

Zyrtar per Para te Gatshme 12.03.2019

stema