Konkurs i brendshem - Zyrtar i Lartë për monitorimin e transportit qeveritar -1 (një vend pune)


Prishtinë, 18/05/2019 - Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civilë, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   I   B R E N D SH Ë M

 

I. DEPARTAMENTI PËR FINANCA DHE SHËRBIME TË PËRGJITHSHME

I. Pozita:        Zyrtar i Lartë për monitorimin e transportit qeveritar -1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DFSHP/ 18- 05 – 01 - 2019

Koeficienti:   8

I përgjigjet:   Udhëheqësit të Divizionit për Teknologji Informative dhe

                        Shërbime Logjistike

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre detyrave;
  • Kryen pune ne sistemin e menaxhimit të transportit që përfshijnë kontrollin e shpejtësisë dhe kilometrazhesh, konsumimin e karburanteve, dëmeve në automjete, aksidentet rrugore, përgatit inventarizimin e automjeteve,  policat e sigurimeve si dhe administron të gjitha dosjet/dokumentacionin e transportit;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime ne qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  • Analizon dhe vlerëson procedurat, formularët dhe sistemet ekzistuese lidhur me monitorimin e shfrytëzimit të veturave zyrtare të qeverisë;
  • Harton, zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave, procedurave standarde, formularëve të ndryshëm dhe sistemeve lidhur me monitorimin e shfrytëzimit të veturave zyrtare të qeverisë;
  • Siguron që shfrytëzimi i veturave zyrtare të qeverisë nga institucionet qeveritare të bëhet në përputhje me procedurat dhe autorizimet e dhëna nga menaxhmenti i Institucionit;
  • Siguron monitorimin e shfrytëzimit të veturave zyrtare të qeverisë në mënyrë të vazhdueshme si dhe bashkëpunon me zyrtarët përgjegjës për transport të institucioneve qeveritare;
  • Përgatit raporte periodike lidhur me shfrytëzimin e veturave zyrtare të qeverisë si dhe raporte sipas nevojave te Ministrise dhe rekomandon masa për përmirësime;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret te cilat mund te kërkohen ne mënyrë te arsyeshme kohe pas kohe nga Mbikëqyrësi.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplome universitare,Fakulteti ekonomik, juridik ose administrate publike;
  • Tri (3) vite pervoje pune profesionale;
  • Shkathtesi ne komunikim, planifikim te punes dhe udheheqje te ekipit;
  • Shkathtesi hulumtuese, analitike, vleresuese dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftesi per permbushje te detyrave dhe puneve nen presion;
  • Shkathtesi kompjuterike te aplikacioneve te programeve (Word, Excel, Power Point, Internet).

Shënim: Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit për avancim. Ministria e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të avancimit për të gjithë nëpunësit civil ekzistues brenda Ministrisë së Drejtësisë. Rekrutimi dhe Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civile.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Departament për Financa dhe Shërbime të Përgjithshm / Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 18 272, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në web – faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Tabelën e Shpalljeve, duke filluar nga data 18.05.2019 deri me datën 25.05.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse do vlerësohet e njoftuar në diten e pestë, Aplikacionet që arrijn pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

stema