KONKURS


Prishtinë, 18/09/2019 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S  

 

I. DIVIZIONIT PËR MBIKËQYRJEN E LIGJSHMËRISË TË PUNËS TË PROFESIONEVE TË LIRA

I. Pozita: Zyrtar për mbikëqyrjen e ligjshmërisë të punës të profesioneve të lira

 -1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DMLPPL/ 18 - 09 - 01 - 2019

Koeficienti:   7

I përgjigjet:   Udhëheqës i divizionit për mbikëqyrjen e ligjshmërisë të punës të profesioneve të lira

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e kërkesave të parashtruara për kompensimin e viktimave të krimit, bashke me dokumentacionin përkatës të bashkangjitur në kërkesë;
  • Njofton parashtruesin e kërkesës për pranimin e kërkesës për kompensim dhe numrin e referencës;
  • Verifikon dokumentet e bashkëngjitura për kompensim dhe bënë vlerësimin paraprak të kritereve të parashtruesit për kompensim;
  • Informon publikun dhe viktimat e krimit për të drejtën në kompensim;
  • Raporton rregullisht te udhëheqësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara;
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i divizionit apo udhëheqësi i Departamentit.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diploma  universitare, fakulteti juridik;
  • Minimumi dy vite përvojë pune;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e mbështetjes së viktimave të krimit;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim  të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (World,Excel,Power point,Access,internetit).

II. DEPARTAMENTI PËR DREJTËSI TRANZICIONALE DHE MBËSHTETJE TË VIKTIMAVE TË KRIMIT

I. Pozita:        Zyrtar për mbështetjen e viktimave të krimit -2 (dy vende pune)

Referenca:     MD/ DMVK/ 18 - 09 - 01 - 2019

Koeficienti:   7

I përgjigjet:   Udheheqesit te Divizionit per Mbështetje të Viktimave të Krimit

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e kërkesave të parashtruara për kompensimin e viktimave të krimit, bashke me dokumentacionin përkatës të bashkangjitur në kërkesë;
  • Njofton parashtruesin e kërkesës për pranimin e kërkesës për kompensim dhe numrin e referencës;
  • Verifikon dokumentet e bashkëngjitura për kompensim dhe bënë vlerësimin paraprak të kritereve të parashtruesit për kompensim;
  • Informon publikun dhe viktimat e krimit për të drejtën në kompensim;
  • Raporton rregullisht te udhëheqësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara;
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i divizionit apo udhëheqësi i Departamentit.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diploma  universitare, fakulteti juridik;
  • Minimumi dy vite përvojë pune;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e mbështetjes së viktimave të krimit;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim  të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (World,Excel,Power point,Access,internetit).

 

III. DEPARTAMENTI LIGJOR

1. Pozita:        Asistent Administrativ - 1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DL/ 18 – 09 – 03 - 2019

Koeficienti:   6

I përgjigjet:   Drejtorit të Departamentit Ligjor

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon stafin në një numër të detyrave të rëndësishme dhe të shkathëta teknike/administrative (shpesh pa mbikëqyrje); kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë;
  • Merr përgjegjësi specifike, pa mbikëqyrje, për zbatimin e një numri të procedurave dhe udhëzimeve administrative përmes vet-iniciativës kur kërkohet; përfshirë trajtimin e rregullt në mënyrë të pavarur të çështjeve të paparapara me udhëzime por të ndërlidhura me nevojat e institucionit;
  • Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare, etj., përfshirë përgatitjen e raporteve dhe analizave statistikore;
  • Mund të kërkohet të mbikëqyrë stafin më të ri dhe koordinon/konsolidon dhe verifikon punën e tyre;
  • Mban kontakte të rregullta me punonjësit në të gjitha nivelet e institucionit, stafin e institucioneve tjera dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat teknike ose administrative të cilat mund të jenë mjaft të komplikuara;
  • Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;
  • Për punën e vet i përgjigjet Drejtorit të departamentit.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Arsimim i mesëm, trajnim përkatës dhe së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknike;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 / 213 870 ose 038 - 200 182 72, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 18.09.2019 gjer më datën 02.10.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojni.

 

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

 

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

 

stema