NJOFTIM


Prishtinë, 19/09/2019 - Përmirësohet pika I e konkursit, të publikuar me datën 18.09.2019 për pozitën: Zyrtar për Mbikëqyrjen e punës së profesioneve të lira me numër te referencës: MD/DMLPPL/18-09-01-2019, tek detyrat dhe përgjegjësitë dhe kualifikimi, përvoja dhe shkathtësitë tjera.

I. DIVIZIONIT PËR MBIKËQYRJEN E LIGJSHMËRISË TË PUNËS TË PROFESIONEVE TË LIRA

I. Pozita: Zyrtar për mbikëqyrjen e ligjshmërisë të punës të profesioneve të lira

 -1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DMLPPL/ 18 - 09 - 01 - 2019

Koeficienti:   7

I përgjigjet:   Udhëheqës i divizionit për mbikëqyrjen e ligjshmërisë të punës të profesioneve të lira

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Merr pjesë aktive në hartimin e akteve ligjore, dokumenteve politike dhe strategjike në fushën e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së punës të profesioneve të lira;
  • Asiston në mbikëqyrjen (inspektimin) e ligjshmërisë së punës së përmbaruesve privat, noterëve dhe ndërmjetësuesve në pajtim me Ligjin për Procedurën Përmbarimore, Ligjin për Noterinë dhe Ligjin për Ndërmjetësim;
  • Asiston në përgatitjen e  raportit  lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së punës të Profesioneve të Lira;
  • Përgatit procesverbal lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së punës të Profesioneve të Lira;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga udhëheqësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
  • Bashkëpunon dhe komunikon me njësitë tjera brenda dhe jashtë institucionit për aktivitetet që ndërlidhen me Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës të Profesioneve të Lira;
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i divizionit për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës të Profesioneve të Lira.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diploma  universitare, fakulteti juridik;
  • Minimumi dy vite përvojë pune;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e Profesione të Lira;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim  të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (World,Excel,Power point,Access,internetit).

Konkursi mbetet i hapur sipas afateve ligjore të caktuara në konkursin e publikuar me datën 18.09.2019.

 

 

stema