Njoftim për vazhdim të konkursit edhe per 7 ditë


Prishtinë, 03/10/2019 - Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kreu III, neni 11, dhe neni 22, paragrafi 3 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Drejtësisë, shpall këtë:

N J O F T I M

 

Njoftohen të gjithë Kandidatët e interesuar se Konkursi i jashtëm i shpallur me datën 18.09.2019 për Pozitën: Zyrtar për mbështetjen e viktimave të krimit -2 (dy vende pune) në Departamentin për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit me numër te referencës MD/ DMVK/ 18 - 09 - 02 – 2019 në web - faqen e Ministrisë së Drejtësisë, vazhdohet edhe për shtatë (7) ditë kalendarik nga data: 03.10.2019 deri më datën 09.10.2019.

Të gjithë Kandidatët të cilët kanë aplikuar në afat dhe procedure të rregullt për këtë Pozitë, nuk kanë nevojë për ri-aplikim.

stema