NJOFTIM PËR PEZULLIMIN E KONKURSEVE


Prishtinë, 17/10/2019 - Me datën 07.10.2019 Ministria e Drejtësisë ka pranuar njoftimin nga Ministria e Administratës Publike (më tej: MAP) e cila ka si fushë të përgjegjësisë menaxhimin e zyrtareve publik në Republikën e Kosovës.

MAP-i përmes instruksioneve sqaruese për të gjitha institucionet, rekomandon se  përderisa Qeveria t’i miratoj aktet e nevojshme nënligjore dhe të marr vendimet e nevojshme në përputhje me Ligjin Nr. 06/L - 114 për zyrtarët publik (LZP), të gjitha veprimet e institucione të administratës publike që kërkohet vendimmarrjen e Qeverisë në lidhje me pranimin (rekrutimin), ngritjen në detyrë dhe lëvizjen brenda kategorisë duhet të pezullohen.

 

Andaj, nga të cekurat si më lartë, ju njoftojmë se konkurset e brendshme te publikuara me datën 17.09.2019 të mbyllura me datën 24.09.2019 për pozitat:

  • Zyrtar i Lartë i Prokurimit – 2 (dy vende pune) në Divizionin e Prokurimit me numër të referencës MD/ DL/ 17 – 08 – 01- 2019;
  • Zyrtar i Lartë për Koordinim e të Drejtave të Njeriut – 1 (një vend pune) në Njësinë për të Drejtat e Njeriut me numër të referencës MD/ DL/ 17 – 08 – 02- 2019;
  • Zyrtar i Lartë për Menaxhim Financiar dhe Kontroll - 1 (një vend pune) në Divizionin për Buxhet dhe Financa në Departamentin për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme me numër të referencës MD/ DL/ 17 – 08 – 03 – 2019 dhe
  • Zyrtar Ligjor - 1 (një vend pune) në Departamentin Ligjor me numër të referencës MD/ DL/ 17 – 08 – 04 – 2019;

 

PEZULLOHEN deri në miratimin e rregulloreve për zbatimin e Ligjit Nr. 06/L - 114 për zyrtarët publik (LZP) nga Qeveria e Kosovës.

 

Prishtinë

Me Datë: 17.10.2019

                                                                                                    

stema