Drejtor i Përgjithshëm- 1 (një) vend pune


Prishtinë, 04/03/2022 - Bazuar në Ligjin Nr. 06/L - 114 për Zyrtaret Publik dhe Ligjin e Punës me Nr. 03/L-212 si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Qarkoren Administrative 01/2014, Instituti për Mjekësi Ligjore shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   I   B R E N D SH Ë M

I. INSTITUTI PËR MJEKËSI LIGJORE 

Titulli i vendit të punës:    Drejtor i Përgjithshëm- 1 (një) vend pune

Referenca:                             MD/ IML/ 03 – 03 – 01 - 2022

Koeficienti:                           1171.18

Data e njoftimit                   03.03.2022

Afati për aplikim                02.04.2022-16.04.2022

Raporton te:                          Ministri i Ministrisë së Drejtësisë

Orari i punës:                       Orar të plotë (40 orë në javë)

Kohëzgjatja e kontratës:    Me kohë të pacaktuar

Vendi:                                    Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheq, menaxhon dhe monitoron aktivitetet e Institutit me qëllim të realizimit të funksioneve dhe përgjegjësive të Institutit;
  • Në pajtim me Ministrin e Drejtësisë miraton objektivat strategjike, planin e punës dhe buxhetin e Institutit në pajtim me legjislacionin në fuqi, dhe të njëjtin e komunikon tek stafi i Institutit;
  • Në bashkëpunim me udhëheqësit e departamenteve analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme të Institutit dhe në pajtim me Ministrin vendos për ndryshime me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës;
  • Siguron zhvillimin dhe zbatimin në kohë dhe me kosto efektive të politikave, legjislacionit dhe programeve në fushën e përgjegjësive të Institutit;
  • Menaxhon me burimet njerëzore duke siguruar që planet për rekrutim, ngritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore në Institut në vazhdimësi janë zhvilluar dhe zbatuar;
  • Siguron që plani i buxhetit vjetor është përgatitur në përputhje me aktet dhe udhëzimet përkatëse, politikat dhe objektivat e Institutit;
  • Siguron kontroll të brendshëm efikas për shpenzimet e buxhetit të miratuar në përputhje me planin e prokurimit dhe procedurat ligjore mbi shpenzimin e parasë publike;
  • Përfaqëson institucionin në bazë të autorizimit të Ministrit brenda dhe jashtë vendit si dhe ofron këshilla profesionale për Ministrin dhe Qeverinë për përgjegjësitë e Institutit;
  • Bën vlerësim të rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë ngritjen e kapaciteteve të tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë universitare;
  • Të ketë të paktën tetë (8) vite përvojë pune profesionale, përfshirë 5 vite në nivel drejtues.
  • Njohuri dhe përvojë në fushën që ndërlidhen me punën e Institutit;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e institucionit dhe integritetin e tij;
  • Aftësi udhëheqëse, motivuese, komunikuese, menaxhim të performancës;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi  kompjuterike  të  aplikacioneve  të  programeve  (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe;
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze, e dëshirueshme.

2. DEPARTAMENTI PËR MBËSHTETJE MJEKO LIGJORE

Titulli i vendit të punës:                Drejtor i Departamentit për Mbështetje Mjeko Ligjore - 1 (një) vend pune

Referenca:                                         MD/ IML/ 03 – 03 – 02 - 2022

Koeficienti:                                       10

Data e njoftimit                                03.03.2022

Afati për aplikim                             02.04.2022-16.04.2022

Raporton te:                                      Drejtori i Përgjithshëm

Orari i punës:                                   Orar të plotë (40 orë në javë)

Kohëzgjatja e kontratës:                Me kohë të pacaktuar

Vendi:                                                Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheq Departamentin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me strategjinë dhe objektivat e Instituti dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur këto objektiva në kuadër të Institutit;
  • Menaxhon stafin dhe buxhetin e Departamentit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit;
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime, përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë;
  • Menaxhon aktivitetet në morg dhe dhomën për ruajtjen e dëshmive;
  • Mbështet dhe koordinon planifikimin e rekrutimit, vlerësimit dhe zhvillimin e burimeve njerëzorë si dhe mirëmbajtjen e sistemit të informatave për menaxhimin e burimeve njerëzore të ministrisë;
  • Mbështet dhe koordinon planifikimin dhe përgatitjen e buxhetit në përputhje me objektivat e Institutit;
  • Siguron shpenzimin e mjeteve financiare në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore dhe kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
  • Siguron ofrimin e shërbimeve të teknologjisë informative, logjistikës, transportit dhe arkivimin e dokumenteve dhe shërbimeve tjera administrative për Institutit;;
  • Bën vlerësim të rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara.
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë universitare: Fakultetit Juridik, Ekonomik ose Administratë Publike.
  • Të ketë të paktën shtatë (7) vite përvojë pune, përfshirës së paku 4 vite në pozitë drejtuese.
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e buxhetit dhe financave, burimeve njerëzore dhe shërbimeve administrative;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, internet);
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

 

3. DEPARTAMENTI PËR MJEKËSI LIGJORE

Titulli i vendit të punës:    Drejtor i Departamentit për Mjekësi Ligjore- 1 (një) vend pune

Referenca:                             MD/ IML/ 03 – 03 – 03 - 2022

Koeficienti:                           10

Data e njoftimit                   03.03.2022

Afati për aplikim                02.04.2022-16.04.2022

Raporton te:                          Drejtori i Përgjithshëm

Orari i punës:                       Orar të plotë (40 orë në javë)

Kohëzgjatja e kontratës:    Me kohë të pacaktuar

Vendi:                                    Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheq Departamentin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me strategjinë dhe

objektivat e Institutit dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur këto objektiva në  kuadër të Institutit;

  • Menaxhon stafin dhe buxhetin e Departamentit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek vartësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit;
  • Kryen detyra në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me procedurat operative, që të kontribuoj në administrimin e duhur të drejtësisë;
  • Kryen, koordinon dhe udhëheqë ekspertizat mjeko-ligjore për të përcaktuar profilin biologjik, patologjitë, traumat, identifikimin, si dhe shkakun, mënyrën dhe mekanizmin e vdekjes së mbetjeve mortore të një personi të paidentifikuar.
  • Kryen, koordinon dhe udhëheq procesin e ekzaminimeve klinike për viktima, dëshmitarë dhe autorët e mundshëm (supozuar) të krimit kundër integritetit seksual, kërkimin e dokumenteve mjekësore që kanë të bëjnë me viktimën dhe të pandehurin për krimet kundër jetës dhe trupit, mbledhjen ose ekzaminimin e dëshmive të gjetura nga viktimat, dëshmitarët apo të pandehurit të krimeve kundër integritetit seksual dhe veprave penale kundër jetës dhe trupit;
  •    Në bashkëpunim me ekspertët vendor e ndërkombëtar udhëheqë procesin e hulumtimit dhe identifikimit tek personat e pagjetur;
  •     Koordinon dhe përkrah stafin në lidhje me familjet e të pagjeturve
  • Siguron fshehtësi, si dhe siguri për të gjitha dokumentet në lidhje me ekzaminimet mjeko-ligjore duke përfshirë autopsitë dhe raportet e personit në kompetencë të Departamentit;
  • Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi të cilat mund kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë universitare: Fakulteti i Mjekësisë.
  • Kualifikime të posacme formale: Specializimi në fushën e Mjekësisë Ligjore.
  • Të ketë të paktën shtatë (7) vite përvojë pune, përfshirës së paku 4 vite në pozitë drejtuese.
  • Njohuri dhe përvojë në fushën që ndërlidhen me punën e departamentit;
  • Shkathtësi të mira në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, internet);
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi

4. DEPARTAMENTI PËR LABORATORE MJEKO LIGJORE

Titulli i vendit të punës:    Drejtor i Departamentit për Laboratore Mjeko Ligjore- 1 (një) vend  pune

Referenca:                             MD/ IML/ 03 – 03 – 04 - 2022

Koeficienti:                           10

Data e njoftimit                   03.03.2022

Afati për aplikim                02.04.2022-16.04.2022

Orari i punës:                       40 orë në javë (orar të plotë)

Kohezgjatja:                         Me kohë te pacaktuar

Raporton te:                          Drejtori i Pergjithshëm

Vendi:                                    Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheq Departamentin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me strategjinë dhe objektivat e Instituti dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur këto objektiva në kuadër të Institutit
  • Menaxhon stafin dhe buxhetin e Departamentit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit;
  • Kontrollon cilësinë e punës në përputhje me sistemin e menaxhimit të cilësisë;
  • Menaxhon investimet e laboratoreve, blerjen e pajisjeve dhe materialit laboratorik duke marrë parasysh buxhetin,
  • Parashikon trendet analitike dhe cakton direkt burimet;
  • Siguron testim laboratorik, analiza, kontroll cilësor dhe sipas standardeve dhe procedurave ligjore me punën e tij i jap mundësi laboratoreve të avansohen dhe te akreditohen;
  • Qasje në metodat e reja varësisht nga pajisjet laboratorike në dispozicion;
  • Implementon Procedurat Standarde Operuese (SOP) për secilën nga pajisjet dhe testim të analizave;
  • Implementon një kontroll kualitativ të jashtëm për laboratoret;
  • Përcjell zhvillimet e reja dhe njohuritë në këtë fushë;
  • Krijon rrjetin mbështetës në nivelin vendor dhe ndërkombëtarë për pjesën e Toksikologjisë dhe Histopatologjisë së Insitutit.
  • Bën vlerësim të rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;

Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë universitare: Fakulteti i Mjekësisë, Shkencave Natyrore si kimi, toksikologji, farmakologji, ose fusha tjera përkatëse.
  • Të ketë të paktën shtatë (7) vite përvojë pune, përfshirës së paku 4 vite në pozitë drejtuese.
  • Shkathtësi të mira në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, internet)
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi

5. DIVIZIONI PËR CILËSI

Titulli i vendit të punës:    Udhëheqësi i Divizionit për Cilësi - 1 (një) vend pune

Referenca:                             MD/ IML/ 03 – 03 – 05 - 2022

Koeficienti:                           9

Data e njoftimit                   03.03.2022

Afati për aplikim                02.04.2022-16.04.2022

Orari i punës:                       40 orë në javë (orar të plotë)

Kohezgjatja:                         Me kohë te pacaktuar

Raporton te:                          Drejtori i Pergjithshëm

Vendi:                                    Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për vendosjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit për menaxhimin e cilësisë në Institut, në përputhje me kërkesat që dalin nga standardet e miratuara nga Instituti, si ISO/ IEC 9000; ISO/IEC 17025; ISO/IEC 17020; ISO/IEC 27001;
  • Merrë pjesë në hartimin e politikave për sistemin e menaxhimit të Institutit;
  • Harton procedurat e nevojshme për sistemin e menaxhimit të cilësisë dhe ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Mbështet Drejtorin e Përgjithshëm në organizimin e punëve përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime në drejtim të ofrimit të shërbimeve cilësore;
  • Është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të politikës për sistemin e menaxhimit në mënyrë që ta përmirësojë atë vazhdimisht;
  • Është përgjegjës për përgatitjen dhe mirëmbajtjen e dokumenteve që ndërlidhen me sistemin  e menaxhimit;
  • Mbikëqyrë zbatimin e sistemit për menaxhimin e cilësisë;
  • Propozon përmirësimin e sistemit të menaxhimit;
  • Përgatit Manualin e Cilësisë, procedurat teknike, procedurat e menazhimit dhe format në bashlëpunim me stafin e Institutit si dhe Ministrinë;
  • Propozon ndërprerjen e analizave, ekspertizave dhe proceseve tjera në departamente në rast të mospërputhshmërisë së tyre me kërkesat që dalin nga standardet, për të cilat përgatit informata për Drejtorin e Përgjithshëm dhe Ministrinë;
  • Është përgjegjës për vendosjen e masave për tejkalimin e mospërputhshmërive dhe aprovimin e rifunksionalizimit të aktiviteteve që janë ndalur përkohësisht për shkak të mospërputhshmërisë;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e ankesave në lidhje me punën e Institutit;
  • Vendos në rast të paqartësive, pyetjeve apo pikëpamjeve të kundërta sa i përket sistemit të Menaxhimit;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë universitare: Drejtimi Mjekësi, apo Farmaci;
  • Përparsi specializimi në shkencat mjeko ligjore.
  • Të ketë të paktën pesë (5) vite përvojë pune profesionale.
  • Njohuri të mira të punës specifike në Institucion dhe të standardeve ndërkombëtare të aplikueshme;
  • Gatishmëri për trajnime shtesë në fushën e akreditimit dhe standardeve ndërkombëtare ISO;
  • Shkathtësi në draftim të dokumenteve, konsistencë në zbatimin e tyre dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre nga stafi;
  • Shkathtësi prezentimi dhe raportimi të detajuar;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim, negociim dhe punë ekipore;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi  të mira kompjuterike të  aplikacioneve të programeve    (Word, Excel, Power Point, Access, internet);
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe;
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze obligative.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,  të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje dhe të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën.

Shënim: Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit e Shërbimit publikë ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit të brendshëm.

Aplikacionet merren në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe dorëzohen në  Divizionin për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8-të (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim: Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore; Kopjet e dëshmisë së punësimit; Kopjet e dëshmisë së trajnimeve; Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit dhe Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune në tel: 038 200 18 298 dhe 18 286, prej orës 08:00 – 16:00.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin publikë të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Shkarko aplikacioni

 

stema