Konkurs - Lëvizje brenda kategorisë


Prishtinë, 06/06/2022 - Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) Nr. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40, Ministria e Drejtësisë shpall:

Konkurs

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

 

Titulli i pozitës së punës        Avokat Shtetëror

Klasa e pozitës                       Profesiona 1

Koeficienti/Paga                    14

Nr. i kërkuar                         5

Data e njoftimit                     06/06/2022

Afati për aplikim                   21/06/2022-28/06/2022

Institucioni                             Ministria e Drejtësisë

Departamenti                         Avokatura Shtetërore e Republikës së Kosovës

Divizioni                                

Vendi i punës                         Prishtinë

Nr. i Referencës                     RN00009103

Kodi                                        RPC0002852

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Përfaqëson Avokaturën Shtetërore, në pajtim me autorizimin dhe instrukcionet e dhëna nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe është përgjegjës për zbatimin e detyrave të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes sa më të drejtë dhe në mënyrë ligjore, të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës, në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative;
  • Avokati shtetëror, detyrat e veta i kryen në pajtim me dispozitat ligjore dhe me udhëzimet e dhëna nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror;
  • Bashkëpunëtorëve profesional dhe zyrtarëve kontaktues, u jep udhëzime adekuate profesionale, në favor të sigurimit të provave adekuate, përpilimit të shkresave adekuate (padi, përgjigje në padi, parashtresa të ndryshme etj.), përkitazi me kontestet konkrete;
  • Varësisht prej situatave, në bashkëpunim me Avokatin e Përgjithshëm, mund të kërkojë, që përfaqësimet në gjykatë të bëhen së bashku me zyrtarin kontaktues të autoritetit publik, respektivisht të institucionit buxhetor;
  • Propozon, te Avokati i Përgjithshëm Shtetëror dhe i përcjellë trajnimet e nevojshme për avokatë shtetëror, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar kontaktues të autoritetit publik, respektivisht të institucionit buxhetor;
  • Bashkëpunon me institucione dhe autoritete publike, në funksion të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes, sa më azhure, efikase dhe profesionale të tyre, në procedura gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative;
  • Propozon ndryshime dhe plotësime të dispozitave ligjore dhe nën ligjore, në drejtim të rregullimit sa më të drejtë dhe funksional të ushtrimit të funksionit të Avokatit shtetëror, nëpunësve civil dhe të stafit;
  • Kryen edhe punë tjera në kuadër të kompetencave ligjore;
  • Për punën e vetë i përgjigjet Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.

2. Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta

  • Të jetë nëpunës civilë i të njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurimit për lëvizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.

 

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplom univerzitare, Fakulteti Juridik ( katër vjeçar ose master), jurist i diplomuar;
  • Kualifikime të posaçme formale: Të ketë dhënë provimin e jurisprudencës;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në punët juridike në ndonjë institucion të judikaturës, avokaturës apo në institucione tjera;

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të jetë person me kualitete të larta morale, të ketë përvojën e nevojshme dhe aftësi profesionale në fushën e drejtësisë;
  • Të mos ketë qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale;
  • Të mos jetë shkarkuar nga shërbimi civil, apo nga ndonjë funksion tjetër publik i Republikës së Kosovës për shkak të shkeljes së detyrës, apo paaftësisë për të kryer detyrën.
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serb;
  • Patentë shoferi e dëshirueshme;
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.

5. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit.
  • Kopja e dëshmisë së provimit te Jurisprudencës.
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve.
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit dhe
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 05/07/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net ).

7. Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë

  • 27/07/2022, ish objekti Rilindja, kati 8, salla nr. 823; ora 09:00

8. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë

  • Njohuritë e përgjithshme dhe ato të personalitetit;
  • Njohuri për fushëveprimin e Ministrisë së Drejtësisë/ Avokaturën Shtetërore dhe detyrave dhe përgjegjësive sipas përshkrimit të detyrave të punës.

9. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Intervistë

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Mënyra e aplikimit

12. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

stema