Konkurs:Udhëheqës i Sektorit të Buxhetit dhe Financave
Prishtinë, 20/10/2022 - Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Neni 52 Ministria e Drejtësisë - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar shpall:
Konkurs
Ngritje (avancim) në detyrë
Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të një kategorie më të ulët të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.
Titulli i pozitës së punës Udhëheqës i Sektorit të Buxhetit dhe Financave
Klasa e pozitës Drejtues i Ulët 2
Koeficienti/Paga 9
Nr. i kërkuar 1
Data e njoftimit 20/10/2022
Afati për aplikim 04/11/2022 - 11/11/2022
Institucioni Ministria e Drejtësisë - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar
Departamenti Drejtorati për Punë Normative Juridike dhe Administratë
Divizioni Sektori për Buxhet dhe Financa
Vendi i punës Prishtinë
Nr. i Referencës RN00010175
Kodi RPC0003259
1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Menaxhon punën e gjithmbarshme të njësisë dhe ndihmon udhëheqësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave
- Menaxhon me stafin e sektorit dhe në bashkëpunim me udhëheqësin , organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar shërbime cilësore;
- Ndihmon udhëheqësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
- Përgatit propozimet buxhetore dhe koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat e institucionit
- Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është bazuar në parimet e llogaridhenjes;
- Menaxhimi i të hyrave nga Sekuestrimet dhe Konfiskimet;
- Përgatit raporte sipas planit periodik mbi shpenzimet buxhetore në bazë të LMFPP;
- Konsolidon të dhënat në programin e BDMS në bazë të të dhënave nga linjat buxhetore të Agjencise;
- Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara, për punën e vetë në aspektin administrativ raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit ndersa per pune operacionale te Drejtori I Pergjithshem
2.Kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme për pozitën e lirë
- Nëpunësi të ketë të paktën tre (3) vjet punë në pozitën e një kategorie më të ulët. Në rastin e procedurës për ngritjen në detyrë në një pozitë të kategorisë të ulët drejtuese, periudha e punës provuese llogaritet si kohë pervojes në punë
- Nëpunësi të mos jetë ndëshkuar me masën disiplinore të parashikuar nga nënparagrafi 1.3 i neni 47 të Ligjit, që nuk është shuar ende
- Nëpunësi të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet individuale në punë, gjatë dy (2) viteve të fundit pëpara konkurrimit për ngritje në detyrë
- Në rastin e vlerësimit të resultateve individuale 'shumë mirë' apo 'shkelqyeshem' për dy vitet e fundit, nëpunësi mund të aplikojë për ngritje në detyrë edhe nëse ka vetëm dy (2) vite punë në kategorinë më te ulët.
3.Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare, Fakulteti Ekonomik, me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
Kualifikime të posaçme formale:
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale. `
4.Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri dhe përvojë substanciale lidhur me shpenzimet e parasë publike;
- Aftësi organizative dhe drejtuese për të menaxhuar njësi organizative ;
- Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
- Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
- Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
- Njohja e gjuhës shqipe apo serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze e preferuar;
5.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
- Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
6.Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë do të shpallet më së largu deri më datën 18/11/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
7.Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen
- Njohuri të thelle të legjislacionit në fuqi, sidomos për Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive;
- Njohuri për ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuara;
- Njohuri dhe përvojë në fushën për buxhet dhe financa;
- Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse ne menaxhim;
- Shkathtësi në udhëheqje dhe menaxhim të ekipit;
8.Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Interviste
9.Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
10.Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11.Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik
(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Vërejtje!
Përvoja e punës të dëshmohet përmes vërtetimit
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen