Konkurs për poziten: Sekretar i Përgjithshëm Ministria e Drejtësisë


Prishtinë, 15/03/2023 - Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 (1,4) i Rregullores Nr.01/2022 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, shpallë:

Konkurs

Pranim i hapur

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar

Titulli i pozitës së punës                                                          Sekretar i Përgjithshëm 1

Klasa e pozitës                                                                          Drejtues i Lartë 1

Kohëzgjatja e emërimit                                                             4 vjet/godine/years

Koeficienti/Paga                                                                        Paga bruto - 1171,18 €

Nr. i kërkuar                                                                               1

Data e njoftimit                                                                          14/03/2023

Afati për aplikim                                                                        13/04/2023 - 20/04/2023

Institucioni                                                                                  Ministria e Drejtësisë

Departamenti                                                                              Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Divizioni

Vendi i punës

Nr. i Referencës                                                                           RN00011213

Kodi i procedurës                                                                        RPC0000849

 

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

1. Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit në përcaktimin e politikave, strategjive dhe objektivave të institucionit dhe zhvillimit të tyre;

2. Siguron koordinimin dhe hartimin e politikave, objektivave si dhe formulimin dhe zhvillimin e programeve, procedurave përkatëse dhe standardeve për zbatimin e tyre;
 
3. Miraton plane pune, plane veprimi si dhe iniciativa për arritjen e objektivave në periudha afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata si dhe organizon punën dhe përcakton detyrat sipas njësive kryesore administrative;
 
4. Koordinon dhe garanton përfshirjen e kontributeve të dhëna nga departamentet, dhe/ose strukturat tjera të institucionit gjatë procesit të formulimit të politikave dhe strategjive sipas fushës së përgjegjësisë;
 
5. Siguron zbatimin e legjislacionit, politikave dhe vendimeve të titullarit të institucionit si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse, që ndikojnë në realizimin e objektivave të institucionit;
 
6. Siguron përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit për realizimin e politikave, synimeve dhe objektivave të institucionit dhe siguron një sistemi efikas të kontrollit të brendshëm financiar si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;
 
7. Menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të institucionit dhe vendos politika dhe programe për administrimin, përzgjedhjen, trajnimin, stimulimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, si dhe udhëheqjen dhe menaxhimin e tyre;
 
8. Përfaqëson institucionin me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda jashtë vendit në fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e institucionit;
 
9. Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari I institucionit.

 

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale  me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit nr.06/L114 për zyrtarët publik.
     

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 4 vite të studimeve. E preferuar në fushat që ndërlidhen me fushëveprimin e institucionit ku rekrutohet.
  • Kualifikime të posaçme formale: nuk ka kërkesa të posaçme formale për këtë pozitë.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese.


4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

·        Mendimi strategjik;

·        Lidership;

·        Mendimi kreativ;

·        Zgjidhja e problemeve;

·        Orientimi kah rezultatet;

·        Komunikimi;

·        Menaxhimi;

·        Përshtatja;

·        Puna në ekip;

·        Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;

·        Integriteti.

 

5. Kërkesa specifike

Nuk ka.

6. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese (lidership), formulim politikash, dhe menaxhim strategjik.
  • Shkathtësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që mundësojnë të këshilloj për çështje komplekse me besueshmëri dhe përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të institucionit.
  • Aftësi për të udhëhequr bashkëpunimin dhe për të menaxhuar ndryshime të rëndësishme në organizata të mëdha dhe komplekse.
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil.
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve të zhvendosura, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon.
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si një vlerë e shtuar.
     

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • Dëshmi për përvojën e punës / vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë.
  • Përvoja e deklaruar e punës, sipas kushteve të konkursit, në Organizatat Joqeveritare, dëshmohet, përkatësisht merret parasysh, nëse kumulativisht përmbushen kushtet si në vijim. “Është përgjegjësi e kandidatit që të sigurojë prova specifike që tregojnë se secili prej këtyre kritereve është përmbushur. Kandidatët gjithashtu duhet të bëjnë të qartë në aplikimin e tyre çdo përvojë pune që është fituar në një OJQ.”:
  • Dëshmohet me statutin apo aktin tjetër të organizatës se pozita në të cilën është deklaruar përvoja e punës, ekziston në kuadër të organizimit dhe funksionimit të OJQ –së;
  • Aktin e emërimit apo caktimit me votim të organeve që sipas statutit të OJQ –së, kanë kompetencën për të emëruar/caktuar personat në pozitën e caktuar në OJQ;
  • Së paku njërën nga dëshmitë: pasqyrën e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale ose të ardhurave tjera të tatueshme;
  • Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet nëse referencat e përvojës, mbështeten me aktet përkatëse noteriale;
  • Letër motivimi;
  • Kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
  • Dëshmi që nuk ka një masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit (për kandidatët që janë zyrtare publik dëshmia lëshohet nga institucioni/et përkatës në të cilën ka punuar zyrtari në pesë vitet e fundit). Kandidatët e jashtëm paraqesin deklaratën me shkrim të vetë-nënshkruar, për të dëshmuar se ndaj tyre nuk ka pasur masë disiplinore të largimit nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit;
  • Certifikate nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • si dhe çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.


8. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 30/04/2023, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)


9. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 50 pikë
    Pyetjet në formë të esesë, njëzetë (20) pikë
    Pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë, tridhjetë (30) pikë
     
  • Intervista – maksimumi 50 pikë
    Pyetjen për prezantim, pesëmbëdhjetë (15) pikë
    Pyetjet tjera të intervistës, tridhjetë e pesë (35) pikë


10. Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar 

  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 04/06/2023, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
     

11. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët


12. Mënyra e aplikimit

Të dhëna shtesë:

Ky proces i rekrutimit mund të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit të Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve te Pavarura. Kandidatët njoftohen që emrat dhe rezultatet e kandidatëve që konsiderohen të emërueshëm nga Projekti i Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve te Pavarura do të publikohen në faqen e internetit të projektit. Kur të aplikoni për këtë pozitë, do të konsiderohet se pëlqimi është dhënë për publikimin përkatës. Do të konsiderohet se gjithashtu është dhënë pëlqimi për Projektin e Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve të Pavarura për të hyrë nga distanca dhe për të ruajtur përkohësisht dhe sigurt informatat për aplikimin dhe punën e vlerësimit të kandidatëve. Informatat e tilla do të fshihen përgjithmonë pasi të ketë përfunduar vlerësimi.

Kandidatët këshillohen të vizitojnë www.kosovoselection.org për informacione të mëtejshme

 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen
 

  Konkurs për poziten, Sekretar i Përgjithshëm Ministria e Drejtësisë

stema