Konkursi për Drejtor SHKK


Prishtinë, 22/03/2023 - Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 (1,4) i Rregullores Nr.01/2022 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, shpallë:

Konkurs

Pranim i hapur

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
 

Titulli i pozitës së punës                                                          Drejtor i përgjithshëm (2)

Klasa e pozitës                                                                          Drejtues i Lartë 2

Kohëzgjatja e emërimit                                                             4 Vjeçar/Godine

Koeficienti/Paga                                                                        I4-12, Ligji nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik

Nr. i kërkuar                                                                               1

Data e njoftimit                                                                          21/03/2023

Afati për aplikim                                                                        20/04/2023 - 27/04/2023

Institucioni                                                                                 Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës

Departamenti                                                                             Zyra e drejtorit te Përgjithshëm

Divizioni

Vendi i punës                                                                             Drejtor i Përgjithshëm

Nr. i Referencës                                                                         RN00011253

Kodi i procedurës                                                                      RPC0002795
 

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit dhe Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me fushë veprimtarinë e agjencisë ekzekutive;
  • Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e agjencisë dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të agjencisë;
  • Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me agjencinë, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të agjencisë;
  • Propozon buxhetin për agjencinë dhe siguron ekzekutimin e tij sipas legjislacionit për menaxhimin e financave publike, si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;
  • Harton planin e punës, plane veprimi dhe raportin vjetor të performancës së agjencisë;
  • Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
  • Përfaqëson agjencinë me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda dhe jashtë vendit në fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e agjencisë;
  • Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale  me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit nr.06/L114 për zyrtarët publik.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 4 vite të studimeve në fushat e: Menaxhmentit, Drejtësisë apo Sigurisë.
  • Kualifikime të posaçme formale: nuk ka kërkesa të posaçme formale për këtë pozitë.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese dhe menaxhim strategjik;
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë të agjencisë/institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil;
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon;
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të agjencisë.

5. Kërkesa specifike

  • të mos jetë anëtar i ndonjë partie politike.

6. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Mendimi strategjik;
  • Lidership;
  • Mendimi kreativ;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Orientimi kah rezultatet;
  • Komunikimi;
  • Menaxhimi;
  • Përshtatja;
  • Puna në ekip;
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;
  • Integriteti.

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Përvoja e deklaruar e punës, sipas kushteve të konkursit, në Organizatat Joqeveritare, dëshmohet, përkatësisht merret parasysh, nëse kumulativisht përmbushen kushtet si në vijim. “Është përgjegjësi e kandidatit që të sigurojë prova specifike që tregojnë se secili prej këtyre kritereve është përmbushur. Kandidatët gjithashtu duhet të bëjnë të qartë në aplikimin e tyre çdo përvojë pune që është fituar në një OJQ”:
  • -Dëshmohet me statutin apo aktin tjetër të organizatës se pozita në të cilën është deklaruar përvoja e punës, ekziston në kuadër të organizimit dhe funksionimit të OJQ –së;
  • -Aktin e emërimit apo caktimit me votim të organeve që sipas statutit të OJQ –së, kanë kompetencën për të emëruar/caktuar personat në pozitën e caktuar në OJQ;
  • -Së paku njërën nga dëshmitë: pasqyrën e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale ose të ardhurave tjera të tatueshme;
  • Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet nëse referencat e përvojës, mbështeten me aktet përkatëse noteriale;
  • Letër motivimi;
  • Kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
  • Dëshmi që nuk ka një masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit (për kandidatët që janë zyrtare publik dëshmia lëshohet nga institucioni/et përkatës në të cilën ka punuar zyrtari në pesë vitet e fundit). Kandidatët e jashtëm paraqesin deklaratën me shkrim të vetë-nënshkruar, për të dëshmuar se ndaj tyre nuk ka pasur masë disiplinore të largimit nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • Deklaratë me shkrim që nuk është anëtar i ndonjë partie politike;
  • si dhe çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.

8. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 07/05/2023, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

9. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 50 pikë
    Pyetjet në formë të esesë, njëzetë (20) pikë
    Pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë, tridhjetë (30) pikë
     
  • Intervista – maksimumi 50 pikë
    Pyetjen për prezantim, pesëmbëdhjetë (15) pikë
    Pyetjet tjera të intervistës, tridhjetë e pesë (35) pikë

10. Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar 

  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 11/06/2023, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).

11. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

12. Mënyra e aplikimit

  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Konkursi për Drejtor SHKK

stema