Konkurs Ferizaj 1


Prishtinë, 10/11/2023 - Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Sprovues i Kosovës shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar

Emri i grupit                                     Specialistë të Shkencave Shoqërore

Titulli i pozitës së punës                 Zyrtar Sprovues

Klasa e pozitës                                Profesional 2

Koeficienti/Paga                              5.1

Nr. i kërkuar                                     1

Data e njoftimit                                10/11/2023

Afati për aplikim                              11/11/2023 - 10/12/2023

Institucioni                                       Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Sprovues i Kosovës

Departamenti                                   Drejtorite Regjionale

Divizioni                                           Drejtoria Regjionale në Ferizaj

Vendi i punës                                   Ferizaj

Nr. i Referencës                               RN00012747

Kodi i procedurës                           RPC0006286

 

 

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Përmes Udhëheqësit të Zyrës Rajonale pranohen kërkesat nga Prokurorit, apo gjykatat, zyrtari sprovues përpilon raportin para shqiptimit të dënimit, për madhorët dhe anketën e plotë sociale për të miturit;  
  • Bënë mbikëqyrjen, korrektimin, risocializimin dhe ri integrimin në shoqëri, të personave të dënuar me masa dhe dënime alternative.
  • Mbikëqyrë personat të cilët janë liruar me kusht nga Komisioni për lirim me kusht si dhe ndihmon ri integrimin e tyre në shoqëri
  • Përpilon plane dhe programe individuale për rastet që janë në mbikëqyrje, të cilët janë sanksionuar me sanksione alternative dhe të liruar me kusht;
  • Bënë raport për gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës për progresin e arritur të personave që janë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues te Kosovës por edhe bënë propozime për revokimin e dënimit alternativ në dënim me burg.
  • Bashkëpunon me të gjitha institucionet tjera të cilat mbështesin synimin për ndihmë personave të sanksionuar me sanksione alternative. Bashkëpunimi gjithashtu nënkupton negociatat, marrëveshjet dhe përcjelljen në institucione shëndetësore, institucionet për ndihma sociale etj.
  • Mbikëqyrë programin e rehabilitimit, tretmanit mjekësor, për personat e varur nga droga dhe alkooli të sanksionuar me sanksione alternative.
  • Me kërkesë të Trupit Gjykues për të mitur, merr pjesë gjatë seancës gjyqësore; 
  • Kryen çdo detyrë tjetër e cila mund të kërkohet nga eprori.

 

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
     

 

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Juridik, Ekonomik (pa specifikim),
    Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale. 
  • Kualifikime të posaçme formale: Nuk kërkohen
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1(një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike  
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;  
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; 
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar

5. Kërkesa specifike

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimit lidhur me pervojen e punës
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende

6. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 25/12/2023, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

//

8. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

9. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

10. Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar

Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).

11. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik
(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht
në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

//

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Konkurs Ferizaj 1

stema