Zëvendësministrat

Card image cap
Blerim Sallahu, Zëvendësministër i Drejtësisë

Blerim Sallahu ka lindur në Prishtinë, në shtator të vitit 1984. Ai jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Zëvendësministri Sallahu ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Faktulteti Juridik. Studimet e nivelit master i ka vijuar po ashtu në Universitetin e Prishtinës, për të Drejtën Kushtetuese.
Aktualisht është kandidat për të marrur titullin Doktor Shkence në të Drejtën Ndërkombëtare Private në njërin nga universitetet më prestigjioze të Drejtësisë në
Evropë, atë të Ankarasë, Republika e Turqisë.
Për shumë vite ka shërbyer si këshilltar ligjor në Grupin Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!; gjithashtu ka qenë Shef Kabineti i Ministrës së Drejtësisë ne Qeverinë Kurti 1 dhe shumë angazhime të tjera të fushës ligjore ndër vite, brenda e jashtë vendit.
Me datë 24.03.2021 është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.
 

Card image cap
Vigan Qorrolli - Zëvendësministër i Drejtësisë

Vigan Qorrolli më 7 korrik 2023 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.
Ai ka lindur më 3 qershor 1983 në Prishtinë.
Studimet e rregullta për Drejtësi i ka mbaruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (Republika e Maqedonisë së Veriut). Studimet postdiplomike në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare i ka mbaruar në Universitetin Corvinus të Budapestit në Hungari. Ndërsa është doktorant në fushën e së drejtës ndërkombëtare publike pranë Fakultetit Juridik të Universitetit Karl- Franzens të Grazit në Austri.
Zëvendësministri Qorrolli, gjithashtu është mësimdhënës i rregullt pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku përveç tjerash i ligjëron lëndët: E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Organizatat Ndërkombëtare, E Drejta e Mjedisit, Bazat e Sistemit Gjyqësor dhe gjithashtu është anëtar i Qendrës për Energji të Qëndrueshme pranë Universitetit të Prishtinës ku e ligjëron lëndën, E Drejta Ndërkombëtare për Energji dhe Mjedis. Gjithashtu ka ligjëruar më parë edhe në Universitete publike dhe në disa prej institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë.
Në vitin 2013 si bursist i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve ka qëndruar si Profesor Vizitor në American University, Washington College of Law në Washington DC - si pjesë e skemës programore të bursistëve JFDP.
Eksperiencat e mëhershme të zëvendësministrit Qorrolli përfshijnë edhe ato të të qenit Këshilltar Ligjor pranë Ministrisë së Drejtësisë (2011-2015), si dhe Udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun pranë Gjykatës Kushtetutese të Republikës së Kosovës (2010-2011).
Zëvendësministri Qorrolli ka marrë pjesë rregullisht në konferenca të ndryshme akademike brenda dhe jashtë vendit përgjatë punës së tij si ekspert dhe ligjërues i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërkaq është autor i disa punimeve shkencore dhe i një libri.
Jeton në Prishtinë, është i martuar me znj. Gresa Baftiu-Qorrolli, ekonomiste dhe kanë tre djem: Zanin, Mirin dhe Zgjoin.

Vegzat

stema