Prishtinë, 16/05/2022 - Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 (1,4) i Rregullores Nr.01/2022 për
pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë,
shpallë:
Konkurs
Pranim i hapur
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
Titulli i pozitës së punës Drejtor i përgjithshëm (2)
Klasa e pozitës Drejtues i Lartë 2
Kohëzgjatja e emërimit 4 Vjeçar/Godine
Koeficienti/Paga 1171,18
Nr. i kërkuar 1
Data e njoftimit 16/05/2022
Afati për aplikim 15/06/2022 - 22/06/2022
Institucioni Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës
Departamenti Zyra e drejtorit te Përgjithshëm
Divizioni
Vendi i punës Drejtor i Përgjithshëm
Nr. i Referencës RN00009044
Kodi i procedurës RPC0002795
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
• Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit dhe Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me fushë veprimtarinë e agjencisë ekzekutive;
• Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e agjencisë dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të agjencisë;
• Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me agjencinë, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të agjencisë;
• Propozon buxhetin për agjencinë dhe siguron ekzekutimin e tij sipas legjislacionit për menaxhimin e financave publike, si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;
• Harton planin e punës, plane veprimi dhe raportin vjetor të performancës së agjencisë;
• Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
• Përfaqëson agjencinë me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda dhe jashtë vendit në fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e agjencisë;
• Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
• Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
• Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit nr.06/L- 114 për zyrtarët publik.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
• Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to, në fushat e: Menaxhmentit, Drejtësisë apo Sigurisë.
• Kualifikime të posaçme formale: nuk ka kërkesa të posaçme formale për këtë pozitë.
• Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese.
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
• Aftësi të larta organizative, drejtuese dhe menaxhim strategjik;
• Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve;
• Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë të agjencisë/institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil;
• Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon;
• Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të agjencisë.
5. Kërkesa specifike
• të mos jetë anëtar i ndonjë partie politike.
6. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
• Mendimi strategjik;
• Lidership;
• Mendimi kreativ;
• Zgjidhja e problemeve;
• Orientimi kah rezultatet;
• Komunikimi;
• Menaxhimi;
• Përshtatja;
• Puna në ekip;
• Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;
• Integriteti.
7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
• Aplikacioni i cili plotësohet online me rastin e aplikimit (konsiderohet si CV dhe vlerësohet nga Komisioni);
• kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
• dëshmi për përvojën e punës / vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
• letër motivimi;
• kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
• dëshmi nga institucioni që nuk ka në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publik;
• dëshmi që nuk ka një masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit (për kandidatët që janë zyrtare publik dëshmia lëshohet nga institucioni/et përkatës në të cilën ka punuar zyrtari në
pesë vitet e fundit). Kandidatët e jashtëm paraqesin deklaratën me shkrim të vetë-nënshkruar, për të dëshmuar se ndaj tyre nuk ka pasur masë disiplinore të largimit nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit.
• certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
• deklaratë me shkrim që nuk është anëtar i ndonjë partie politike;
• si dhe çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.
8. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
• Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 02/07/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
9. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
• Testimi me shkrim – maksimumi 50 pikë
• Intervista – maksimumi 50 pikë
10. Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar
• Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 06/08/2022, në
portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
11. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
• Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
12. Mënyra e aplikimit
• Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen