Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim homologun nga Mbretëria e Danimarkës, ministrin e Drejtësisë, Nick Hækkerup

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim homologun nga Mbretëria e Danimarkës, ministrin e Drejtësisë, Nick Hækkerup

Prishtina, 10/03/2022

Palët konfirmuan përparimin në negociatat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë e cila pritet të nënshkruhet dhe të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti.

Partneriteti i tillë, në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, ishte pjesë e këtij diskutimi, me ç’ rast nga të dy anët u shpreh vullnet për të bashkëpunuar për interesat e qytetarëve të të dy palëve, në zhvillimin dhe avancimin edhe për interesa tjera vitale.

Partneriteti i fuqishëm në sektorin e drejtësisë, investimet e rëndësishme në fushën e energjisë, janë garanci për zgjerim të bashkëpunimit edhe në fushat tjera.

Skip to content