Skip to content
Drejt finalizimit Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Drejt finalizimit Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Prishtina, 10/02/2022

Komentet dhe propozimet gjatë fazës së konsultimeve në kanë qenë tejet të vlefshme në përpjekjen për reformim të sistemit të drejtësisë, duke filluar me sistemin prokurial, me ç'rast u theksua se reformat në drejtësi gradualisht po jetësohen dhe se ky është një hap shumë i rëndësishëm në këtë drejtim në reformimin e Këshillit Prokurorial, dhe rrjedhimisht edhe në sistemin prokurorial, me qëllim të ngritjes se efikasitetit, transparencës si dhe llogaridhënies.

Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që ky proces të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës dhe në linjë me standardet ndërkombëtare, për çka tashmë është marrë edhe opinionin nga Komisioni i Venecias, i cili është shndërruar në norma konkrete.

Në kuadër të takimit me theks të veçantë u diskutuan çështja e përbërjes së re të Këshillit Pokuririal duke e siguruar një përbërje të balancuar, pastaj procedura e përzgjedhjes së anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë, procedura disiplinore për anëtarët e Këshillit si dhe çështje tjera të cilat garantojnë një Këshill me integritet, funksional dhe të paanshëm.

Pas përfundimit të kësaj faze diskutimesh, Drafti do të procedohet për vlerësim të ndikimit buxhetor dhe të përputhshmërisë me legjislacion të BE-së, për t’u proceduar më pas për shqyrtim dhe aprovim nga ana e Qeverisë.

Skip to content