Skip to content
Ministrja e Drejtësisë priti në takim përfaqësueset e Shoqatës për Prindër të Ndarë

Ministrja e Drejtësisë priti në takim përfaqësueset e Shoqatës për Prindër të Ndarë

Prishtina, 27/04/2021

Në takim u diskutua rreth proceseve gjyqësore në procedurat e divorcit dhe stërzgjatjes së këtyre proceseve, e cila përherë është në dëm të grave, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në shkeljen e të drejtave civile të grave kujdestare në familje.

Në këtë takim palët u dakorduan që të bashkërendojnë hapat në adresimin e çështjeve të ngritura, për të gjetur zgjidhjet që mundësojnë tejkalimin e problemeve që në rastet më të shpeshta dëmtohen gratë dhe fëmijët.

Skip to content