Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi shprehu gatishmërinë e plotë për fuqizimin e bashkëpunimit me agjencitë e OKB-së, për t'i çuar përpara projektet e rëndësishme, me fokus barazinë gjinore, sigurimin e qasjes efektive në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, adresimin e çështjeve të dhunës në familje, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën e pa kompromis kundër korrupsionit.
Ministri Selimi gjatë takimit ka thënë se organizatat e Kombeve të Bashkuara janë partnere të rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.