Skip to content
Thellohet bashkëpunimi në mes të Avokaturës Shtetërore dhe Gjykatës  Themelore në Pejë

Thellohet bashkëpunimi në mes të Avokaturës Shtetërore dhe Gjykatës Themelore në Pejë

Prishtina, 04/10/2019

Në takim është diskutuar lidhur me lëndët e procedurës kontestimore, që përfshihen pronat për
të cilat nuk janë zhvilluar procedurat e shpronësimit, ndërsa janë prekur nga ndërtimi i rrugëve,
gjatë vitit 2003-2004, nga ana e KFOR-it.
Në takim morën pjesë edhe Gjyqtarja Ganimete Puka dhe Avokati Shtetërorë Arsim Zuka, me
ç‘rast u ngritën çështja e vendosjes lidhur me legjitimitetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe
Transportit si dhe çështja e ekspertizave të vlerësueseve të licencuar në caktimin e çmimit për
m².
Takimi ishte i fokusuar në zgjidhjen e lëndëve, përkatësisht procedurat që po zhvillohen në këtë
gjykatë, sipas padive për kompensimin e pronave të prekura nga ndërtimi i rrugëve, duke i
respektuar të drejtat e qytetarëve-pronarëve të pronave e duke mos e dëmtuar buxhetin e
Republikës së Kosovës, gjithmonë në bazë të provave të administruara.

Skip to content