Takimi u zhvillua saje punës dhe bashkëpunimit të Avokaturës Shtetërore në cilësinë e
përfaqësuesve-Avokatëve Shtetërorë me Gjykata.
Gjatë këtij takimi u vlerësuar lartë bashkëpunimi i deritanishëm dhe njëherit u ngritën disa
shqetësime nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, z. Istrefi në raport me Vendimet e Gjykatave e
me theks të posaçëm:
Aktgjykimet e Procedurës Penale, duke ju referuar Kodit Penal të Republikës së Kosovës,
që në rastet ku dihet vlera e dëmit, të përcaktohet me të njëjtin Aktgjykim, pa u udhëzuar
pala e dëmtuar që dëmin ta realizoj në Procedurë Civile, gjithnjë duke marrë parasysh
Parimin e Ekonomizimit.
Ekspertizat për rastet e Shpronësimit, të përpiluara nga ekspertët financiar, dallimet në
vlerësim si dhe caktimi i ekspertit për lëminë përkatëse e jo në mënyrë të përgjithësuar;
Unifikimi i Aktgjykimeve për objektin e njëjtë të kërkesëpadisë, konkretisht Pagat
jubilare duke marrë parasysh afatin e Kontratës Kolektive.
Poashtu në këtë takim u diskutua për tema të tjera në kuadër të përfaqësimit Gjyqësorë në
raport me Gjykatat e për të cilat Avokat i Përgjithshëm Shtetërorë, z. Istrefi dhe zëvendës
kryetarja e Këshillit Gjyqësorë, znj. Sliuka u dakorduan që të gjitha këto pika të diskutimit do ti
trajtojnë në nivel institucional me qëllim të një bashkëpunim të mirëfilltë për një efikasitet
maksimal në suaza të kornizës Ligjore.