Në fjalën e tij para të pranishmëve, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, theksoi se synimi përfundimtar i Rishikimit Funksional mbetet forcimi i bazës së sistemit të drejtësisë duke ofruar një vizion strategjik që përshpejton zhvillimin ekonomik dhe e përafron Kosovën në drejtim të Bashkimit Evropian.
“Është e rëndësishme të shoh prezent përfaqësues të shumë institucioneve të sektorit të drejtësisë dhe profesionistëve të cilët janë përgjegjës për të siguruar sundimin e ligjit në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Ministria e Drejtësisë ka marrë përsipër që përmes Rishikimit Funksional të ofrojë zgjidhje të problemeve që kanë cunguar sistemin e drejtësisë.”
Ekspertët e Projektit të BE-së dhe Ambasadës Amerikane, gjatë kësaj punëtorie kanë prezantuar të gjeturat e tyre dhe rekomandimet në dokumentet e politikave “Korniza Institucionale për Përmirësimin e Luftimit të Korrupsionit” dhe dokumenti mbi politikat për vlerësimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.