
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Nënshkrimi i këtij memorandumi bart rëndësi të veçantë, pasi që do të ndikojë në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje. Sistemi i integruar i evidentimit të rasteve të dhunës në familje, do të mundësojë monitorimin dhe ndjekjen e rasteve të dhunës në familje në Kosovë, por mbi të gjitha do të ndikojë edhe në rritjen e llogaridhënies për rastet e dhunës.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka shprehur konsideratë të lartë për Zëvendës Ministrin e Drejtësisë, Naim Qelaj i cili është edhe Koordinator Kundër Dhunës në Familje, dhe po ashtu për UN Women, për punën e bërë në ngritjen e vetëdijesimit kundër dhunës në familje.
"Data baza e dhunës në familje, nuk ka qëllim klasik grumbullimin e të dhënave sa për t’i evidentuar ato, por edhe analizën shkak-pasojë në mes tyre, analizën e rasteve të dhunës ne familje, rrjedhimisht, ndërtimin e një perspektive më efektive që i përgjigjet problemeve reale" ka thënë ministri Tahiri.
“Ky Memorandumi i Bashkëpunimit të cilin e nënshkruam sot për bazën e të dhënave për viktimat e dhunës në familje, e lehtëson punën tonë dhe koordinimin ndërinstitucional që në bazë e të dhënave të sakta për viktimat e dhunës, të avancojmë edhe shërbimet sociale në mbrojtje të kësaj kategorie,“ deklaroi Ministri Skender Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
"Baza e integruar e të dhënave mund të jetë një mjet i dobishëm në luftën kundër dhunës në familje. I përshëndes institucionet për përpjekjet dhe bashkëpunimin e tyre, që rezultoi në nënshkrimin e një Memorandumi të bashkëpunimit sot, por duhet theksuar që dhuna në familje kërkon përpjekje nga e gjithë shoqëria. Të gjithë duhet të raportojnë dhunën dhe të kuptojnë rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës në familje ", u shpreh Annette Fath-Lihic, Këshilltare Politike e Përfaqësueses Speciale të BE-së / Koordinatore Ekzekutive nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
"Përgëzoj Kosovën për bazën e integruar e të dhënave, e cila do të ndihmojë në përcjelljen e progresit lidhur me luftën kundër dhunës në familje“, tha Ulrika Rikardson, Koordinatore për zhvillim e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se: "Drejtësia nuk duhet të jetë e verbër para pabarazive gjinore!"
Rëndësia e këtij memorandumi u vlerësua edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës: “Kjo marrëveshje na obligon të merremi me këtë fenomen. Çdo ditë e më shumë ka raste të raportuara për viktimat e dhunës në familje dhe për ne kjo është një shenjë e mirë sepse tregon për vetëdijesimin e qytetarëve“ tha Qalaj. Ai theksoi se “rastet e dhunës në familje janë rastet më komplekse, sfiduese dhe të ndjeshme.“