Skip to content
Avokatura Shtetërore dhe Këshilli Gjyqësor bashkërendojnë aktivitetet me qëllim  të rritjes së efikasitetit dhe përgjegjshmërisë

Avokatura Shtetërore dhe Këshilli Gjyqësor bashkërendojnë aktivitetet me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe përgjegjshmërisë

Prishtina, 04/10/2019

Takimi u zhvillua saje punës dhe bashkëpunimit të Avokaturës Shtetërore në cilësinë e
përfaqësuesve-Avokatëve Shtetërorë  me Gjykata.
Gjatë këtij takimi u vlerësuar  lartë bashkëpunimi i deritanishëm dhe njëherit u ngritën disa
shqetësime  nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, z. Istrefi në raport me Vendimet e Gjykatave e
me theks të posaçëm:
 Aktgjykimet e Procedurës Penale, duke ju referuar Kodit Penal të Republikës së Kosovës,
që në rastet ku dihet vlera e dëmit, të përcaktohet me të njëjtin Aktgjykim, pa u udhëzuar
pala e dëmtuar që dëmin ta realizoj në Procedurë Civile, gjithnjë duke marrë parasysh
Parimin e Ekonomizimit.
 Ekspertizat për rastet e Shpronësimit, të përpiluara nga ekspertët financiar, dallimet në
vlerësim si dhe caktimi i ekspertit për lëminë përkatëse e jo në mënyrë të përgjithësuar;
 Unifikimi i Aktgjykimeve për objektin e njëjtë të kërkesëpadisë, konkretisht Pagat
jubilare duke marrë parasysh afatin e Kontratës Kolektive.

Poashtu në këtë takim u diskutua për tema të tjera në kuadër të përfaqësimit Gjyqësorë në
raport me Gjykatat e për të cilat Avokat i Përgjithshëm Shtetërorë, z. Istrefi dhe zëvendës
kryetarja e Këshillit Gjyqësorë, znj. Sliuka u dakorduan që të gjitha këto pika të diskutimit do ti
trajtojnë në nivel institucional me qëllim të një bashkëpunim të mirëfilltë për një efikasitet
maksimal në suaza të kornizës Ligjore.

Skip to content