Skip to content
Ministri Tahiri: Kosova, anëtare e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit

Ministri Tahiri: Kosova, anëtare e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit

Prishtina, 03/07/2019

Ministri Tahiri ka njoftuar delegacionin për ndryshimet ligjore, nisur nga ndryshimi i Kodit të ri Penal si dhe Kodit të ri të Procedurës Penale, që tashmë parasheh edhe gjykimin në mungesë dhe zgjatjen e hetimit për veprat e tilla, dhe që do të ndihmojnë Kosovën në luftim më efikas të këtyre dukurive. 

Këto ndryshime ligjore, sipas ministrit Tahiri, kanë mundësuar edhe krijimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe në Gjykatën e Apelit, që do të trajtojnë lëndët e Prokurorisë Speciale, duke dëshmuar përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. 

Në kuadër të Planit të Përbashkët, ministri Tahiri ka përmendur aksionin e përmbyllur më 19 prill, që ktheu në Kosovë 110 qytetarët kosovarë nga Siria. Ministri Tahiri ka siguruar delegacionin e Bashkimit Evropian që të gjithë të dyshuarit do të dalin para drejtësisë, ndërsa viktimat do të vazhdojnë rehabilitimin e tyre dhe ri integrimin në shoqëri. 

Duke qenë anëtarë të Aleancës Globale Kundër ISIS, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të vendosura në përmbushjen e obligimeve të saja, ka thënë ministri Tahiri, duke theksuar se do të punohet që emri i Republikës së Kosovës të mos ndërlidhet në asnjë formë me luftën që po zhvillohet në Siri. 

Ministri gjithashtu u zotua për zbatim efektiv të Planit të Përbashkët kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha shtetet e rajonit dhe shtetet anëtare të BE-së dhe të ofroj përvojën e Republikës së Kosovës nga procesi i kthimit, programeve të rehabilimit dhe riintegrimit. 

Nga ana e tyre, delegacioni nga Bashkimi Evropian kanë përgëzuar ministrin Tahiri për guximin e treguar në aksionin për kthimin e qytetarëve nga zona e konfliktit, rezultatet e arritura në përgjithësi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të saj. 

Foto Galeria

Skip to content