Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri takoi delegacionin nga Komisioni Evropian, të ngarkuar me vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave

Ministri Tahiri takoi delegacionin nga Komisioni Evropian, të ngarkuar me vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave

Prishtina, 04/05/2018

Në takim, ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri, ka njoftuar delegacionin  për punën që është bërë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, duke mbështetur Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial me rritjen e buxhetit, në mënyrë që të njëjtit të mund të shtojnë stafin e tyre e rrjedhimisht të rrisin kapacitetet në luftën kundër keqpërdorimit të parasë publike, si dhe hartimi dhe miratimi i një pako ligjesh për gjyqësorin, të cilat e kanë siguruar pavarësinë e plotë,  përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien e këtyre institucioneve, aspekte këto të rekomanduara dhe të kërkuara vazhdimisht edhe nga ana e BE-së.

Ministri Tahiri ka theksuar se është fokusuar edhe në mbarëvajtjen e politikës së konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, përgjegjësi direkte e Ministrisë së Drejtësisë.

“Konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, është masë konkrete që dëshmon gatishmërinë e institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin, prandaj kjo paraqet edhe fokusin tim primar në këtë drejtim” ka thënë ministri Tahiri. 

Ministri po ashtu ka njoftuar ekipin vlerësues për punën që është bërë në hartimin e projekt Kodit të ri penal, punën që po bëhet në hartimin e Kodit të ri të Procedurës Penale, si dhe për Pakon e ligjeve Kundër Korrupsionit.

Ministri Tahiri ka rikonfirmuar edhe njëherë perspektivën e qartë evropiane dhe integruese të  Kosovës, duke theksuar se do të përmbushen të gjitha obligimet që dalin nga ky proces.

“Vërtetë është krijuar një moment i ri në Republikën e Kosovës, për të fuqizuar sundimin e ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo në radhë të parë është obligim i yni si institucione në raport me qytetarët tanë, me obligimet tona ligjore e kushtetuese, dhe si e tillë do të vazhdojë. Por në këtë fazë, është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që këto përpjekje të marrin kredencialet e veta edhe në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.  Prandaj, për fund, uroj që ky mision i juaji të ketë qenë mundësi e mirë e përbashkët, që të ri-konfirmojmë perspektivën e qartë evropiane dhe integruese të Republikës së Kosovës, si dhe qasjen e qytetarëve tanë, pa viza, në zonën Shengen brenda këtij viti, si një imperativ i domosdoshëm për të fuqizuar besimin edhe në institucionet e drejtësisë” ka thënë ministri Tahiri. 

Foto Galeria