
Ministrja Haxhiu duke i uruar mirëseardhje e informoi ambasadorin Hovenier, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe progresin e shënuar deri më tani dhe objektivat në këtë drejtim.
Ambasadori Hovenier, e njoftoi Ministren Haxhiu për angazhimin e tyre në çështje të rëndësishme me fokus në sundimin e ligjit dhe qeverisja e mirë.
Të dy palët përgëzuan bashkëpunimin e ndërsjellë deri tani dhe ritheksuan gatishmërinë për të thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim në drejtim të forcimit të rendit kushtetues e ligjor në Republikën e Kosovës.