Skip to content
Miratohen tre projekt-ligje të hartuara dhe të propozuara nga Ministria e Drejtësisë

Miratohen tre projekt-ligje të hartuara dhe të propozuara nga Ministria e Drejtësisë

Prishtina, 14/09/2020

1. Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, përmes të cilit synohet rregullimi i marrëdhënieve të natyrës civile, familjare, trashëgimore, pronësore, sendore dhe tregtare me element të huaj, qoftë në subjekt, objekt apo në të drejta dhe detyrime, duke përfshirë edhe  juridiksionin e gjykatave duke përfshirë edhe rregulla për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve. Projektligj pos që është në pajtim me standardet më të avancuara ndërkombëtare, heq nga rendi ynë juridik një ligj të ish sistemit, atë për zgjidhjen e konfliktit të ligjeve të vitit 1982;

2. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtarë në çështjet penale, i cili forcon edhe më tej bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe eviton mangësitë e hasura në praktikë përgjatë zbatimit të Ligjit aktual dhe mundësin ngritjen e efikasitetit në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtare në çështje penale;

3. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar, qëllimi i të cilit është përmirësimi i mëtejmë i bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e drejtësisë, vendosjen e drejtësisë dhe rehabilitimin dhe ri-socializmin e personave të dënuar, duke mundësuar ekzekutimin e sanksioneve penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar.

Skip to content