Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
U mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë nacionale për drejtësi tranzicionale

U mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë nacionale për drejtësi tranzicionale

Prishtina, 18/08/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij hyrës ftoi anëtarët e grupit punues, që të bashkojnë të gjitha nismat të cilat i përkasin ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësisë tranzicionale.

"Ne si Qeveri tashmë e kemi bërë të qartë fokusin tonë në ballafaqimin me të kaluarën. Për momentin ekzistojnë disa nisma që janë në proces e sipër, të gjitha të lidhura me krimet e kryera gjatë luftës. Përtej asaj që kjo strategji duhet të përfshijë të gjitha këto nisma, duhet që të ekzistojë edhe bashkëpunim i ngushtë e kuptimplotë në mes tyre", u shpreh kryeministri Kurti.

Më tej, u theksua qëllimi i përbashkët që ka të bëjë me krijimin e kujtesës kolektive, e cila do të shërbejë edhe për gjeneratat e ardhshme, brezave që vijnë pas nesh.

"Historia është e mbushur me mësime të dhimbshme. Por, mbase pjesa më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është, që paqja kërkon drejtësi, por edhe rehabilitim. Në Kosovë nuk ka ndodhur asnjëra, e viktimat e luftës i meritojnë që të dyja" u shpreh mes të tjerash Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e parë të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Ndërsa krahas kryeministrit Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke theksuar më tej rëndësinë dhe seriozitetin që kërkon kjo strategji, kërkoi nga ky grup punues që hartimi i strategjisë për drejtësi tranzicionale të bëhet në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët që janë prekur nga lufta në mënyrë që kjo strategji të pasqyrojë më së miri përvojat, nevojat dhe të drejtat e viktimave.

"Një iniciativë e tillë ka qenë më se e nevojshme që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por që në mungesë të një marrëveshje paqeje, mjetet dhe mekanizmat që përbëjnë drejtësinë tranzicionale u ndërmorën ad-hoc, shpesh me mandate të mbivendosura dhe të përcjella nga mungesa e vullnetit politik për ta bërë ballafaqimin me të kaluarën prioritet në agjendën shtetërore", potencoi ministrja Haxhiu.

Ministrja shprehu përkushtimin e plotë për hartimin e një strategjie që është në përputhje me ligjin vendor dhe ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës synohet të përmbushen të drejtat e viktimave jo vetëm si të drejta individuale por si të drejta kolektive të shoqërisë në tërësi.

Foto Galeria