Skip to content
Zëvendësministri Qelaj vizitoi Malin e Zi

Zëvendësministri Qelaj vizitoi Malin e Zi

Prishtina, 14/06/2018

Në ditën e parë, Zëvendësministri Qelaj ishte panelistë në Konferencën mbi avancimin e standardeve të "Konventës Stambollit kundër Dhunës në Familje në Kosovë".

Zëvendësministri  z. Naim Qelaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, është pritur në takim nga ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, z. Mehmet Zenka.

Në këtë takim u  diskutua  për bashkëpunimin ndër shtetëror në avancimin e politikave në luftimin e dhunës në  familje dhe avancimin e pozitës së gruas dhe barazisë gjinore për projektet që janë në  interes të  dy vendeve, për pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi si dhe  lidhur me  mundësinë e bashkëpunimit  në të ardhmen .

Zëvendësministri Qelaj ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve.

“Republika e Kosovës  është e angazhuar për raporte të mira me  fqinjët. Është interes i dy vendeve që këto raporte të mira dhe bashkëpunimi të thellohen  dhe zgjerohet në të  gjitha  fushat” theksoi zëvendësministri Qelaj.

Skip to content