
Në takim është diskutuar përmbledhja e Analizës Paraprake me anëtarët e grupit, si dhe janë diskutuar vërejtjet e sugjerimet e marra në këtë dokument.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, në adresimin e tij, ka theksuar rëndësinë që ka procesi në rritjen e besimit të qytetarëve në vetë sistemin e drejtësisë.
“Rishikimi Funksional është një mundësi që të identifikohen problemet kyçe dhe të instalohen zgjidhjet më efektive që shpijnë në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistem të drejtësisë. Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që këtë proces reformues ta mbajë sa më të hapur dhe gjithëpërfshirës. Nga ana tjetër, përgjegjësia është edhe e juaja që të ndani ekspertizën tuaj nga praktika, në mënyrë sa më të hapur, me synimin e vetëm që Rishikimi Funksional të nisë një reformë të prekshme dhe të pakthyeshme, në të mirë të qytetarëve” ka thënë Marmullakaj.