Скочи на садржај
Ministri Tahiri nënshkroi Memorandum me Ambasadorin O’Conoll për mbështetjen e reformave në drejtësi

Ministri Tahiri nënshkroi Memorandum me Ambasadorin O’Conoll për mbështetjen e reformave në drejtësi

Prishtina, 26/09/2018

Me Memorandumin e ri, Ambasada Britanike do të mbështes me ekspertë këtë reformë, konkretisht Shtyllën e Funksionimit të Gjyqësorit.

“Edhe kjo Strategji synon fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, synon fuqizimin dhe pavarësinë e gjyqësorit, ngritjen e kapaciteteve dhe padyshim që lidhet ngushtë edhe me Agjendën që e lansuam dje “Drejtësia 2020”, ku qëllim është që në vitin 2020 ta kemi një sistem të drejtësisë i cili nuk ballafaqohet me sfida dhe probleme që është duke u ballafaquar tani” tha ministri Tahiri.

Ambasadori Britanik ka theksuar se mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, terrorizmin e radikalizmin, është duke pasur strukturën e duhur, vullnetin e plotë politik dhe përkrahjen e fuqishme sektori i sundimit të ligjit. Sipas tij, kosovarët duhet që të tregojnë sërish trimërinë që e kanë treguar në luftë.

“Ka ardhur koha që Kosova të jetë dhe të ndihet, që është shumë e rëndësishme, e përgjegjshme për sundimin e ligjit në Kosovë”  ka thënë ambasadori.

Skip to content