Скочи на садржај
Ministri Tahiri u prit në takim nga  Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari

Ministri Tahiri u prit në takim nga  Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari

Prishtina, 23/04/2018

Ministri Tahiri e ka njoftuar Avokatin, z. Jashari, për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, që synon rritjen e kapaciteteve të sektorit të sundimit të ligjit, në veçanti fuqizimin e gjyqësorit.
 
Në këtë kuadër, ministri Tahiri theksoi rëndësinë që ka Institucioni i Avokatit të Popullit, si një prej institucioneve më kredibile në vend, në adresimin e shqetësimit të qytetarëve që kanë lidhur me punën e të gjitha institucioneve publike. 
 
Krerët e dy institucioneve u pajtuan që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që qytetarëve t’iu ofrohet drejtësi më efikase, duke u theksuar se bashkërendimi i veprimeve me akterët e drejtësisë do të ndihmonte në adresimin më të shpejtë të problemeve, që përfundimisht do të mundësonte qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët.
 

Foto Galeria

Skip to content