Скочи на садржај
Ministrja Haxhiu takohet me drejtoreshën Feride Rushiti, dakordohen për bashkëpunim në mes MD-së dhe QKRMT-së

Ministrja Haxhiu takohet me drejtoreshën Feride Rushiti, dakordohen për bashkëpunim në mes MD-së dhe QKRMT-së

Prishtina, 05/02/2020

Ministrja Haxhiu dhe drejtoresha Rushiti kanë rënë dakord për vazhdimin e marrëveshjes për qasje në institucionet korrektuese.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për dy çështje të rëndësishme, si Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe disa adresime në Kodin e Procedurës Penale.

Ministrja Haxhiu ka falënderuar drejtoreshën ekzekutive të QKRMT-së për punën e deritanishme të kësaj qendre si dhe ka ofruar bashkëpunim në çështjet që kanë të bëjnë me drejtësi dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë ditëve në vijim, ministrja Haxhiu do të ketë takime edhe me organizata tjera të shoqërisë civile.

Skip to content