Скочи на садржај
Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu priti në takim përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit në Kosovë, respektivisht kryetarin e bordit z. Skender Krasniqi  dhe bashkëpunëtorët e tij

Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu priti në takim përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit në Kosovë, respektivisht kryetarin e bordit z. Skender Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij

Prishtina, 26/04/2021

Gjithashtu u shprehën optimist që kjo përbërje e qeverisë që ka shumicën
dërmuese në kuvend, do të mundësoj tejkalimin e projektligjeve të cilat do ta
mundësojnë ndërtimin e infrastrukturës ligjore më të mirë për bizneset.
Përfaqësuesit e OAK ngritën shqetësimin e mungesës së Gjykatës Komerciale e cila do
të ndihmonte që në procedurë më të shpejtë të zgjidhen lëndët ekonomike.
Më tej, sipas kryetarit Krasniqi, në mungesë të gjykatave efikase, ATK në shumicën e
rasteve merr autoritetin vendimmarrës karshi dënimeve të cilat i shqipton ajo, pa pritur
çfarëdo verdikti tjetër nga gjykatat kompetente.
Mungesa e trajtimit të shumë lëndëve nga gjykatat, dhe në anën tjetër kompetencat jo
të drejta të ATK-së, u tha se po krijojnë vështirësi në sektorin e biznesit, e cila në
shumicën e rasteve është faktor i mungesës së investimeve.
Zëvendësministri Sallahu, i njoftoi që shumë shpejtë do të procedohet për në Kuvend
Ligji për Gjykatën Komerciale, me ç’rast inkurajoi që të përfshihen në hartimin e këtyre
ligjeve, përmes pjesëmarrjes në grupin punues që do të formohet. Ndër të tjera theksoi
që ligjet duhet të përpilohen në konsultim me ekspertë të jashtëm dhe vendor që të
bëjnë ligjin të zbatueshëm nga të gjithë.

Mungesa e zbatimit të ligjeve nga MSA, sipas përfaqësueseve të OAK, po e vështirëson
tej mase eksportin dhe zhvillimin ekonomik, krahas vendeve të tjera të rajonit që kanë
arritë një rritje tejet të vlefshme të eksportit, sipas zbatimit të ligjeve të MSA-së.
Zëvendësministri u zotua që kjo Qeveri do ta mbrojë biznesin vendor dhe gjithsesi që
do të angazhohet për të ndërtuar infrastrukturë më të mirë ligjore në mënyrë që t’i hapë
rrugë dhe mundësi të zhvillimit të afarizmit, përkatësisht ngritjes ekonomike në vend.

Skip to content