
“Familja nënkupton sigurinë për fëmijën. Prandaj janë tepër të dhimbshme rastet kur fëmijët keqtrajtohen në familje e më të rënda janë rastet kur fëmijët abuzohen dhe ushtrohet dhunë brenda familjes. Pasojat e një abuzimi të tillë janë shumë të rënda që vështir rikuperohen.
Prandaj , Republika e Kosovës ka ndërtuar kapacitetet dhe mekanizma funksional për luftimin, parandalimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve të dhunës në Familje, e në veçanti në parandalimin e dhunës kundër fëmijëve.
Infrastruktura ligjore në fuqi është e avancuar. Është duke u punuar ne harmonizimin e legjislacionit që sanksionon këtë dukuri, ashtu që të përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga “Konventa e Stambollit”
Përkufizimi i dhunës në familje si vepër e veçantë penale në projekt kodin penal është treguesi më i mirë i përkushtimit të Qeverisë dhe Institucionet e Republikës së Kosovës për trajtimin e dhunës në familje si një dukuri që ka shumë dimensione të pasojave në shoqëri.
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj , ka deklaruar se të gjitha institucionet do të angazhohen në parandalimin e dhunës në Familje duke theksuar se “ familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cenim “.
Zyra e Koordinatorit Nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje, ka bërë përpjekje që të krijoj politika të qëndrueshëm për realizimin e Strategjisë Kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje. Kjo strategji është gjithëpërfshirës e hartuar sipas rekomandimeve që kanë dal pas shumë hulumtimeve si nga institucionet ashtu edhe nga shoqëria civile.
Në zbatimin e objektivave që dalin nga Strategjia, mbështetje e fuqishëm vjen nga shoqëria Civile dhe të gjitha agjencitë Ndërkombëtare , ambasadat dhe agjencitë tjera që veprojnë në Kosovës.
Në vitin 2017 ka pasur ngecje në përmbushjen e Strategjisë për shkak se ka qenë vit zgjedhorë dhe ndryshimeve në qeverisje si dhe zvarritjeve në formimin e qeverisë . Koordinatori Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje është emëruar në fund të muajit janar 2018. Që nga emërimi ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë anëtarët e mekanizmit dhe grupit ndërministror në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Strategjia Kombëtare.
Rastet e ndjeshme që kanë ndodhur ditëve të fundit, vrasja e fëmijës 14 vjeçar në Kamenicë, sulmet fizike ndaj anëtarëve të familjes në Graqanicë, Prishtinë e Prizren, po edhe rastet tjera, shtojnë nevojën që të ketë mobilizimi nga të gjithë që kjo dukuri të luftohet me të gjitha mjetet institucionale e ligjore.
Nga informatat që ka arrit me i sigurua Koordinatori Nacional deri me tash rezulton që;
– Numri i rritjes së rasteve që raportohen si dhunë në familje është edhe rezultat i vetëdijesimit se dhuna në familje nuk është çështje që duhet të mbahet brenda familjes. Ky është rezultat i punës tone te përbashkët me mediat qe bëjnë informimin e publikut po edhe i ngritjes së vetëdijes në përgjithësi se kjo dukuri duhet të raportohet. Me një fjalë është edhe rezultat i besimit në sistemin e drejtësisë në përgjithësi e në veçanti në institucionet që trajtojnë këtë çështje.
– Institucionet e Republikës së Kosovës kanë kapacitete që të i trajtojnë të gjitha rastet e dhunës në familje, si në Trajtimi i viktimës – strehim-mbrojtje-rehabilitim. Jemi duke punuar shumë me re integrimin e viktimave dhe me trajtimin e kryerësve, ngase në këto dy objektiva kemi ngecje për shkak kompleksitetit që kanë.
– Në të gjitha Gjykatat dhe Prokurorit e Republikës së Kosovës janë të caktuar gjyqtarë e prokuror që trajtojnë posaçërisht lëndët që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Policia ka të caktuar zyrtarë që merren posaçërisht me dhunën në familje. Gjithashtu edhe mbrojtja e viktimave dhe zyra e ndihmës juridike falas, ofron mbështetje dhe ndihmë ligjore me qëllim që viktimat e dhunës në familje të kenë mbështetje institucionale në mbrojtjen e të drejtave ligjore që kanë.
– Zyra e Koordinatorit Nacional që nga emërimi është ballafaquar me problemin e strehimoreve. Me ndihmën e OSBE-së në Qershor do të organizoj punëtori me pjesëmarrje të gjithë institucionet që janë pjesë e mekanizimit institucional, ku do të kërkohen zgjidhje dhe modalitete për zgjidhjen e financimit të strehimoreve, duke synuar që të gjendet një zgjidhje për financim të qëndrueshëm.
– Zyra e Koordinatorit Nacional ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe nga Organizatat tjera Trajtimi I kryerësve të dhunës, duke qenë se në këtë drejtim nuk është bërë sa duhet, është premtuar mbështetje e plotë, tani jemi në fazën e hartimit të dokumenteve strategjike për zbatim të këtij detyrimi që del nga Strategjia si dhe në identifikimit të partnereve mbështetës dhe këshillëdhënës. Ekziston gatishmëri nga shumë partner të jashtëm të ndihmojnë, duke ofruar edhe praktikat më të mira për të qenë iniciative e suksesshëm.
– Forcimi i mekanizmave ligjorë në kompensim të viktimave është prioritet tjetër i Zyrës së Koordinatorit. Ministria e Drejtësisë ka emëruar Komisionin për Kompensimin e Viktimave nga Krimi. Jemi Lider në rajon sa i përket Kompensimin nga Fondi i veçantë të viktimave të Krimit. Është paraqit nevoja e informimit sepse shihet që mungon informacioni sa i përket ligjit për Kompensimin e Viktimave ashtu edhe procedurave. Në këtë drejtim Zyra e Koordinatorit në mbështetje me OSBEN- në dhe Grupin e grave deputete do të filloj shpejt një fushatë informuese , me vizita në institucionet që trajtojnë këto raste dhe me organizimin e tryezave ku do të debatohet kjo çështje. Gjithashtu do të kërkohet rishikimi i procedurave për kompensim duke pasur parasysh si rendësin që ka kompensimi për viktimën , ashtu edhe ndjeshmërinë e rasteve, por edhe kufizimet ligjore që shpesh herë pamundësojnë realizimin e kësaj të drejte.
– Ka dal detyrë e domosdoshme puna më sistematike dhe adekuate me brezin e ri. Strategjia kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, është punuar në atë frymë që ka konceptuar dukurin e dhunës në familje, si një dukuri që duhet trajtuar edhe përmes edukimit brezave të rijnë. Fëmijët janë viktime i dhunës në familje kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Zyra e Koordinatorit që nga Muaji Mars i këtij viti i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe të gjitha instancave tjera që të fillon zbatimi i punësimit të Pedagogëve dhe psikologëve nëpër shkolla. Nevoja që psikologët dhe pedagogët të jenë pjesë e sistemit arsimore lidhet edhe me shume dukuri tjera delikuente të fëmijëve , dukurive tjera të dëmshme , për sigurinë e fëmijëve në shkolla po edhe si synim që të identifikohen rastet kur fëmijët janë viktimë, të punohet në ndryshimin e botëkuptimeve dhe përmes arsimit të arrihet ndryshimi i qasjes që ka shoqëria jonë për këtë dukuri.
– Përfshirja e programeve shkollore aktivitete që kontribuojnë në vetëdijesim është e domosdoshme. Parandalimi me i sigurt i kësaj dukurie për të ardhmen do të arrihet përmes edukimit.
– Ministria e Drejtësisë në Projekt kodin penal ka përfshirë dhunën në familje si vepër të veçanta penale, gjithashtu ka vepruar komfor rekomandimeve tjera që kanë dal nga Konventa e Stambollit. Jemi në rrugë të mirë që shumë shpejt të japim lajmin e mirë që kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret nga kjo konventë.
– Ndryshimet në Kodin penal do të pasojnë me nevojën e harmonizimin e ligjeve me qëllim që të përshtaten me rrethanat e reja
Zyra koordinatorit Nacional është duke punuar shumë së bashku me shoqërinë civile dhe të gjitha institucionet, që deri në fund të vitit të përfundoj funksionalizimi i bazës së integruar të dhënave për rastet e dhunës në familje.
Gjithashtu është në fazën e krijimit të sistemit të raportimit të rregullt dhe llogaridhënies. Procese këto që do të mundësojnë, transparencë në punën e institucioneve dhe në veprimet e masat kundër kësaj dukuri. Do të përcaktoj parametra matës të rezultateve dhe përmbushjes së detyrimeve, po edhe mundëson që të evidentohen lëshimet, të metat me qëllim që të jetë me e lehtë të ndërhyhet që strategjia të zbatohet në plotni.
Pasojat e dhunës në familje, e mira e mbrojtur që cenohet, detyrimisht janë përcaktuese që luftimi I kësaj dukurie , masat për parandalim, po edhe mbështetja për tejkalimin e pasojave që shkaktohen, duhet të jenë shqetësim dhe obligim I gjithë shoqërisë. Institucioneve në rendë të parë sepse e kanë për detyrë, mirëpo duhet të jetë edhe përgjegjësi qytetare e shoqërore.
Në rendë të parë shteti ka obligim me i ofrua mbrojtje dhe siguri secilit qytetarë, po punojmë shumë në këtë drejtim. Të gjitha institucionet janë të përkushtuara në punën e tyre.
Prandaj kërkoj mbështetje nga të gjithë. Nuk besoj që është zgjidhje që këto raste të përdorën si akuza për dështim kundër dikujt. Në luftën kundër kësaj dukurie kaq të shëmtuar duhet të jemi bashkë. Përndryshe do të dështojmë si shoqëri jo vetëm si shtet. Rastet si ai i fëmiut të vrarë nga babai i tij, e rastet tjera kaq tragjike duhet të jenë thirrje ndërgjegjes sonë që çdo ditë të punojnë që kjo dukuri e shëmtuar të mos jetë temë në vendin tonë” ka thënë Zëvendësministri Qelaj.