Skip to content

Blerim Sallahu ka lindur në Prishtinë, në shtator të vitit 1984. Ai jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

 

U.D i Ministrit të Drejtësisë z. Sallahu ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Studimet e nivelit Master i ka vijuar po ashtu në Universitetin e Prishtinës, për të Drejtën Kushtetuese.

 

Është Doktor Shkence në të Drejtën Ndërkombëtare Private, të përfunduar në njërin nga universitetet më prestigjioze të Drejtësisë në Evropë, atë të Ankarasë, Republika e Turqisë.

 

Për shumë vite ka shërbyer si këshilltar ligjor në Grupin Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Gjithashtu ka qenë Shef Kabineti i Ministres së Drejtësisë n Qeverinë Kurti 1 ndërsa nga data 24.03.2021 është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 2.

 

Kontakt:

Ushtrues Detyre i Ministrit të Drejtësisë

Z. Blerim Sallahu

Email: blerim.sallahu@rks-gov.net;

Tel: 383/38 200 67 016

Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

 

Skip to content