Skip to content

Databaza për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

Dhuna në familje është një fenomen i vjetër në shoqëri, e cila mund të haset kudo në botë, prek gjithë shoqërinë njerëzore dhe është e shtrirë në të gjitha nivelet sociale, ku nuk bënë përjashtim as Republika e Kosovës. Dhuna është mjaftë specifike dhe paraqitet në forma të ndryshme, prandaj është e nevojshme që të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe me shumë seriozitet nga institucionet përkatëse.

Me qëllim të evidentimit të rasteve të dhunës, nga marsi i vitit 2020, Ministria e Drejtësisë ka në pronësi databazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje, e cila në të kaluarën është mbështetur nga zyra e BE-së në Kosovë, dhe implementuar nga zyra e UN Women në Kosovë.

Ky sistem është krijuar që të funksionojë si bazë e integruar e të dhënave nga 9 institucione që ofrojnë shërbime në rastet e dhunës në familje, siç janë:

Policia, Prokuroritë, Gjykatat, Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e viktimave, Strehimoret, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Ministria e Drejtësisë, me vetiniciativë do të ofrojë statistika tre mujore nga kjo databazë të cilat mund t’i gjeni në linçet e më poshtme.

Janar - Mars 2025
Dhunimet seksuale të raportuara brenda familjes
Dhunimet seksuale të raportuara brenda familjes për periudhën Janar - Mars 2025
Shqiptimi i urdhërave për mbrojtje të përkohshme emergjente
Janar- Mars 2025: Mitrovica shënon numrin më të lartë të shqiptimit të urdhërave për mbrojtje të përkohshme emergjente.
Numri i grave dhe fëmijëve të strehuar
Janar- Mars 2025: 48 gra dhe 56 fëmijë të strehuar si pasojë e dhunës në familje.
Kryesit e dhunës në familje të kategorizuar sipas grupmoshave
Janar- Mars 2025: Numri më i lartë i kryesve të cilët janë shkaktarë të dhunës në familje i përkasin grupmoshës 30-40 vjeç.
Kryesit e dhunës në familje të kategorizuar sipas nacionalitetit
Janar - Mars 2025: Nga 736 kryes të dhunës në familje, numri më i lartë i tyre i përkasin nacionalitetit shqiptar.
Numri i kryesve të dhunës në familje të kategorizuar sipas gjinisë
Janar - Mars 2025: 616 meshkuj dhe 120 femra janë evidentuar si kryes të dhunës në familje.
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuar sipas grupmoshave
Mosha më e prekur e viktimave të dhunës në familje i përkasin grupmoshës 30-40 vjeç, për periudhën janar - mars 2025.
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuar sipas nacionalitetit
Nga 694 viktima të dhunës në familje, numri më i lartë i tyre i përkasin nacionalitetit shqiptar për periudhën janar - mars 2025.
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuar sipas gjinisë
Janar - Mars 2025: 558 femra dhe 136 meshkuj janë evidentuar si viktima të dhunës në familje.
Numri i rasteve të dhunës në familje të raportuara në Polici
677 raste të dhunës në familje të raportuara në Polici për periudhën janar - mars 2025.
2024
Shqiptimi i urdhërave për mbrojtje të përkohshme emergjente
Janar- Dhjetor 2024: Mitrovica shënon numrin më të lartë të shqiptimit të urdhërave për mbrojtje të përkohshme emergjente.
Viktima të vrara të dhunës në familje
Numri i grave dhe fëmijëve të strehuar
Janar- Dhjetor 2024: 223 gra dhe 260 fëmijë të strehuar si pasojë e dhunës në familje.
Kryesit e dhunës në familje të kategorizuar sipas grupmoshave
Janar- Dhjetor 2024: Numri më i lartë i kryesve të cilët janë shkaktarë të dhunës në familje i përkasin grupmoshës 30-40 vjeç.
Kryesit e dhunës në familje të kategorizuar sipas nacionalitetit
Janar - Dhjetor 2024: Nga 3104 kryes të dhunës në familje, numri më i lartë i tyre i përkasin nacionalitetit shiptar.
Numri i kryesve të dhunës në familje të kategorizuar sipas gjinisë
Janar- Dhjetor 2024: 2667 meshkuj dhe 437 femra janë evidentuar si kryes të dhunës në familje.
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuar sipas grupmoshave
Janar- Dhjetor 2024: Mosha më e prekur e viktimave të dhunës në familje i përkasin grupmoshës 20-30 vjeç.
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuar sipas nacionalitetit
Janar - Dhjetor 2024: Nga 2988 viktima të dhunës në familje, numri më i lartë i tyre i përkasin nacionalitetit shqiptar.
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuar sipas gjinisë
Janar - Dhjetor 2024: 2385 femra dhe 603 meshkuj janë evidentuar si viktima të dhunës në familje.
Numri i rasteve të dhunës në familje të raportuara në Polici
2959 raste të dhunës në familje të raportuara në Polici. Regjioni i Ferizajit shënon numrin më të ulët të rasteve të DHF, të raportuara përgjatë vitit 2024.
2023
Shqiptimi i urdherave per mbrojtje te perkohshme emergjente nga Policia
Viktimat e vrara të dhunës në familje
Numri i grave dhe fëmijëve të strehuar
286 gra dhe 335 fëmijë të strehuar si pasojë e dhunës në familje
Kryesit e dhunës në familje të kategorizuar sipas grupmoshave
Numri më i lartë i kryesve të cilët janë shkaktar të dhunës në familje i përkasin grupmoshës 30-40 vjeç
Kryesit e dhunës në familje të katergorizuar sipas nacionalitetit
Nga 2749 kryes të dhunës në familje, numri më i lartë i përkasin nacionalitetit shqiptar
Numri i kryesve të dhunës në familje të kategorizuar sipas gjinisë
2375 meshkuj dhe 374 femra janë evidentuar kryes të dhunës në familje
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuar sipas grupmoshës
Mosha më e prekur e viktimave të dhunës në familje i përkasin grupmoshës 30-40 vjeç
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuar sipas nacionalitetit
Janar- Dhjetor 2023: Nga 2717 viktima te dhunës në familie, numri më i lartë i tyre i përkasin nacionalitetit shiptar.
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuar sipas gjinisë
Janar- Dhjetor 2023: 597 meshkuj dhe 2120 femra janë evidentuar si viktima te dhunës në familje.
Numri rasteve të dhunës në familje të raportuara në Polici
Nga 2638 raste të raportuar në Polici përgjatë të vitit 2023, regjioni i Prishtinës shënon numrin më të lartë të rasteve të raportuara për dhunë në familje.
2019-2022
Viktima të vrara të dhunës në familje
Dhunimet seksuale të raportuara brenda familjes
Numri i grave dhe fëmijëve të strehuar përgjatë viteve
Numri i grave dhe fëmijëve të strehuar përgjatë viteve 2019-2022 sipasojë e dhunës në familje
Viktimat e dhunës në familje të kategorizuara sipas gjinisë
Numri rasteve të dhunës në familje të raportuara në Polici
Skip to content