Skip to content
Filloi punëtoria dy ditore për plotësim – ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Filloi punëtoria dy ditore për plotësim – ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 22/07/2024

Në fjalën hyrëse të kësaj punëotrie, zëvendësministri Sallahu tha se kjo iniciativë ka për qëllim një rregullim më të mirë të politikave ndëshkimore dhe në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të përcaktuara me Kod Penal.

Ai theksoi se kjo nismë ka ardhur si rrjedhojë e propozimeve për ndryshim të Kodit, të pranuara paraprakisht nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë e që për qëllim kanë avancimin e sanksionimit penal në kuptimin e efektivitetit, gjithnjë përkitazi edhe me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Përgjatë punëtorisë, nga përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, u diskutua rreth propozimeve të pranuara, mënyrës më të mirë të rregullimit të atyre propozimeve dhe u dakordua për vazhdimin tutje.

Në fund, zëvendësministri Sallahu shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për bashkëpunimin në organizimin e kësaj punëtorie të INL dhe OPDAT si dhe për kontributin e tyre përmbajtësor gjatë diskutimeve.

Foto Galeria

Skip to content