Skip to content
Ministrja Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren Lobezzo

Ministrja Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren Lobezzo

Prishtinë, 21/06/2024

Angazhimi i Ambasadores në forcimin e marrëdhënieve në mes Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës ka qenë dhe do të mbetet me një peshë tejet të rëndësishme. Bashkëpunimi me Ministrinë Drejtësisë, veçanërisht në fuqizimin e drejtësisë tranzicionale do të mbetet një nga rezultatet më të mira të arritura në këtë partneritet, tha mes tjerash ministeja Haxhiu.

Ambasadorja shprehu interesimin për rezultatet e arritura të Ministrisë së Drejtësisë për të cilat uroi që të vazhdohet suksesshëm edhe në të ardhmen.

Ndërsa ambasadorja Lobezzo do të nisë kapitullin e ri të saj, ministrja Haxhiu i uroi përzemërsisht suksese, duke i shprehur miqësinë e përjetshme dhe mikpritjen e përhershme në Kosovë.

Foto Galeria

Skip to content