Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli bashkëbisedoi me studentët e Kolegjit Universitar të Amsterdamit për reformën në drejtësi dhe arritjet e Ministrisë së Drejtësisë

Zëvendësministri Qorrolli bashkëbisedoi me studentët e Kolegjit Universitar të Amsterdamit për reformën në drejtësi dhe arritjet e Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë, 20/06/2024

E pranishme në këtë vizitë ishte edhe profesoresha e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kolegjin Universitar të Amsterdamit, Dr. Anne de Graaf.

Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Qorrolli u tregoi studentëve për rezultatet e Ministrisë së Drejtësisë sa i përket reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit, reformës në drejtësinë penale, civile dhe administrative, trajtimin e krimeve të luftës dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.

Tutje zëvendësministri Qorrolli u ndal te hapat e ndërmarra për reformën në drejtësi duke përmendur kështu reformën në KPK, Vetingun, iniciativë për hartimin e Projektligjit për femicidin, si e para në rajon, si dhe shumë çështje të tjera që ndërlidhen me sundimin e ligjit.

Zëvendësministri Qorrolli bashkëbisedoi hapur me studentët dhe u përgjigj në pyetjet e shumta të tyre, ku ofroi përgjigje lidhur me mandatin e Ministrisë së Drejtësisë, aktualitetin politik në vend dhe i falënderoi ata përzemërsisht për interesimin dhe vizitën e realizuar në Republikën e Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content